A e aprovon Khloe të dashurin e ri të Kim?

Khloe Kardashian duket se e e mbështet motrën e saj Kim Kardashian në publikimin e fotove me të dashurin e saj të ri, Pete Davidson.

Kim postoi një sërë fotosh, duke përfshirë një foto bardh e zi të saj dhe yllit të “SNL”.  Një tjetër foto tregon Davidson të shtrirë në një korridor me kokën e tij të mbështetur në prehrin e Kardashian, ndërsa ajo e shikon fytyrën e tij. Ajo që bie gjithastu në sy nga fotoalbumi i postuar nga ajo është edhe komenti i Khloe Kardashian.

“Më pëlqen shumë kjo”, shkruan ajo.

Nuk është hera e parë që Khloé tregon hapur aprovimin e saj për të dashurin e motrës.

Muajin e kaluar, ajo ndau një imazh të një organizimi në ditën e Shën Valentinit.

“Me e ëmbla! Faleminderit Pete”, shkroi Khloé mbi një foto në Instagram Story të luleve.

Kjo eshtë hera e parë që themeluesja e Skims dhe dashuria e saj e re janë zyrtarizuar në Instagram.

Ylli i reality-showt premtoi se fansat do të mësojnë më shumë rreth marrëdhënies së tyre në shfaqjen e ardhshme të familjes.

Shikuesit do të mësojnë “si u takuam dhe kush kontaktoi me kë dhe si ndodhi dhe të gjitha detajet që të gjithë duan të dinë,” tha ajo në një intervistë për Variety. “Unë jam padyshim e hapur për të folur dhe patjetër që e shpjegoj”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky akuzon Rusinë: Ja si po tenton për ta ndarë Ukrainën

Story i radhës

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 24-vjeçari

Të fundit nga