A duhet t’i përgjigjet Basha akuzave? Përplasen Spahiu dhe Gjekmarkaj

Hezitimi i Bashës, përballë dëshmive të Milaim Bellanicës dhe ish-komandantit të UÇK-së Latif Gashit, po diskutohet në studion e emisionit “Open”.

Analisti Kreshnik Spahiu tha se Basha i detyrohet një përgjigje qytetarëve, duke qenë se ai pretendon të drejtoj shqiptarët për katër vitet e ardhshme. Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj, është i mendimit se kreu i opozitës nuk duhet të dalë dhe të reagojë ndaj çdo akuze të bërë.

Kreshnik Spahiu: Nëse ka një dobësi demokracia shqiptare i vjen nga heshtja, nga fjala demokracia zhvillohet. Më mirë të kemi kritika se sa heshtje me shumicë. Shpesh herë figurat qendrore bëhen objekt i diskutimit. Basha sot nuk është një qytetar i thjesht i vendit, është personi që pretendon të jetë kryeministri që do të drejtoi Shqipërinë për 4 vite. Jeta e tij duhet të jetë në tepsi dhe të gjithë qytetarët duhet ta dinë. Unë jam kundër atyre që e konsiderojnë spiun atë dhe kundër atyre që e konsiderojnë hero. Unë jam kategorikisht kundër çdolloj akuze të bërë nga Haga e pas, por video dhe deklaratat e Bellanicës, unë s’e kam parë në Top Channel. Unë e kam ndjekur para dy vitesh në rrejte sociale dhe i kemi bërë “share” videos së tij për masakrën dhe ka deklaruar që videon ia ka dhënë Lulzim Bashës. Kemi një gazetar hero, i cili ka regjistruar për 45 minuta masakrat në Kosovë dhe duhet të kemi respekt për të. Ne duhet të vlerësojmë rolin e Bellanicës, i cili me amatorizmin e tij ka siguruar një provë që kanë një vlerë të pallogaritshme. Është e pafalshme që disa persona hedhin baltë ndaj një njeriu, që gjeti Lulzim Bashën e jo Berishën, në emisionet kosovare.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është politike.

Kreshnik Spahiu: Tani ky njeri çfarë interesi kishte të hidhte akuza ndaj Lulzim Bashës.

Agron Gjekmarkaj: Bellanica nuk është Buda e Muhamedi, mund të ketë interesa për disa gjëra.

Kreshnik Spahiu: Basha pretendon të jetë kryeministër.

Agron Gjekmarkaj: Ky është një kurth që Basha të mos merret me detyrat që i takojnë.

Ngjarja paraprake

Ish-oficeri amerikan deklarohet fajtor, spiunonte për rusët

Ngjarja e ardhëshme

Elita Rudi reagon ndaj ndjekësve që u shkruajnë komente nga më të ndryshmet grave shtatzëna

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian