A duhet të vazhdosh të dalësh me ish-in, pas një ndarjeje?

Për shumë çifte, ndarja është fundi. Për të tjerët, jo dhe aq. Në fakt, shumë çifte vazhdojnë të dalin thuajse rregullisht edhe pse “nuk janë më bashkë”

Kjo mund të jetë konfuze, sfiduese dhe emocionale për të dy palët, të cilëve u mungon një qartësi dhe një fund i drejtë me marrëdhënien e tyre.

Atëherë, pse dikush do ta ruante qëllimisht këtë gjendje pasigurie? Kërkimet zbulojnë disa nga arsyet, shkruan Psychology Today.

Një prej arsyeve më të dukshme, është se të dyja palët ndjejnë për njëra-tjetrën. Në pjesën më të madhe të rasteve, kjo njihet si “dashuri e vonuar” dhe largësia apo ideja e largësisë iu bën ta kërkoni personin me të cilin jeni mësuar (por jo domosdoshmërit e dashuroni ende).

Një tjetër arsye është se të dyja palët janë ende beqarë, pas ndarjes. Në një pjesë të mirë të rasteve, njerëzit s’janë gati për të njohur dikë të ri, por i tremb edhe ideja “e vetmisë”.

Studiuesit identifikuan se një arsye tjetër është “shkëmbimi i burimeve”, që njihet dhe si të “romantizosh burimet”.

Njerëzit që marrin një sasi burimesh ose përfitimesh si për shembull informacion, status apo para, raportojnë më shumë marrëdhënie miqësore pas ndarjes, veçanërisht nëse janë të kënaqur me burimet që marrin.

Kërkimi doli në përfundimin se gratë, “në krahasim me burrat, kanë më shumë gjasa të fillojnë kontakt personal me një ish-partner të dëshiruar”, citon Anabel.

Por, pavarësisht se kush bën hapin e parë, sa kohë duhet të kalojë që të dyja palët të flasin apo të diskutojnë për pajtim?

Shumica e njerëzve bien dakord se kjo varet nga arsyeja e ndarjes, dinamika e familjes, sfidat gjeografike, konsiderata profesionale, personale etj.

Nga pikëpamja empirike dhe praktike, përfundimi duket të jetë se çiftet që vendosin t’i japin marrëdhënies një tjetër shans, kanë më shumë gjasa të kenë sukses, nëse marrëdhënia ishte emocionalisht e shëndetshme dhe i bënte të lumtur të dy partnerët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia pritet të shpallë aneksimin e territoreve të okupuara të Ukrainës brenda disa ditësh

Story i radhës

Horoskopi ditor, e enjte 29 shtator 2022

Të fundit nga