A duhet të vazhdojë BE-ja ta përkëdheli Serbinë hegjemoniste?

Pa ja ulë kokën Serbisë perëndimi dhe pa e detyruar për të kërkuar ndjesë për gjenocidin kundër popullit shqiptarë të Kosovës, popullit kroat dhe popullit boshnjak të Bosnjës në luftën e fundit, kurrë nuk do të ketë paqe të përhershme në Ballkanin Perëndimor.

Evropa dhe Bota, tanimë e kanë më se të qartë se Serbia ka qenë shkaktare e të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, duke filluar në Slloveni, Kroaci, B.H. dhe në Kosovë.

Motivi kryesor i kësaj lufte të shtetit serb ishte për t’i dominuar dhe sunduar popujt jo serb në ish-Jugosllavi.

Lufta e Serbisë u ka shkaktuar tragjedi të gjithë popujve në ish-Jugosllavi, duke marrë jetë të njerëzve të pafajshëm, pleq, gra dhe fëmijë.

Mizoritë e luftës së fundit të shtetit të Serbisë kundër popujve jo serb në ish-Jugosllavi, kanë qenë aq makabre dhe të tmerrshme sa që nuk i ka njohur as Lufta e Dytë Botërore.

Megjithatë, Bashkimi Evropianë dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ia ka shqiptuar ndëshkimin e merituar Serbisë për krimin e gjenocidet kundër popujve jo serb në luftën e fundit në ish-Jugosllavi, prandaj edhe tani Serbia në vend që të dënojë agresionin fashist rus kundër Ukrainës, një shteti sovran dhe paqësor, përkundrazi e përkrah këtë agresion dhe nuk i është bashkuar BE-së, në zbatimin e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë hegjemoniste, e cila e ka shkelur në mënyrën më flagrante rendin ndërkombëtar të paqes dhe sigurisë.

Sido që të vazhdojë Serbia, avazin e saj të vjetër të cenimit të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe përkrahjen e hegjemonizmit rusomadh, nuk do të jetë larg dita kur BE-ja, do të detyrohet t’i thotë Serbisë të zgjedhë ndërmjet Rusisë dhe BE-së, luftës dhe paqes dhe assesi me BE-në dhe Rusinë, të dyja së bashku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ideja e Macronit që mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

Story i radhës

Netflix drejt lançimit të një plani me kosto të ulët dhe reklama

Të fundit nga