a duhet te pini kafe para seksit 66aac8a2668a2

A duhet të pini kafe para seksit?

July 31, 2024
1 minut lexim

Kur bëhet fjalë për seksin, ka disa gjëra që secili prej nesh mund të bëjë për t’u përgatitur

Qoftë nëse bëhet fjalë për t’u kujdesuar për pjesët intime, për të vendosur pak muzikë sensuale, për të bërë një dush dhe shumëçka tjetër që të ndiheni të relaksuar dhe në humor.

Ushqimi dhe pijet mund të jenë gjithashtu një temë me interes. E ndërsa flasim për pijet, kafeja është një syresh prej tyre që ka gjithmonë interes, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjen apo shmangien e saj para aktit seksual.

Kafeja sipas mjekëve ka efekt natyral stimulues të zorrëve dhe kjo është një nga motivet kryesore pse duhet të shmanget në dhomën e gjumit.

Kafeina dhe acidet e kafesë mund të shkaktojnë shqetësime në tretje te disa njerëz, pasi ajo ndikon në frekuencën e kontraktimeve në traktin tretës gastrointestinal. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz i drejtohen pijeve si një stimulues natyral që i ndihmon ata të ndihen të shfryrë.

Kafeja mund të përkeqësojë simptomat tuaja dhe t’ju largojë nga aktiviteti seksual që mezi prisnit të kënaqeshit. Plus, ajo që shtoni në kafe ka shumë rëndësi.

Intoleranca ndaj qumështit mund të shkaktojë simptoma si gazra, fryrje dhe diarre.

Pra, nëse synimi juaj është që akti seksual të shijohet në maksimum dhe të mos ndërpritet nga simptoma apo situata të pakëndshme, hiqni dorë nga kafeja para seksit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mucunski hungaria do te dergoje tre automjete kunder zjarreve dhe aeroplane 66aabcb6c81e4
Story i mëparshëm

Mucunski: Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë

lufta me kenge mes lidereve te kosoves shkodra nuk e besoj qe shkuan deri ne kete nivel 66aac9cf13b0f
Story i radhës

“Lufta” me këngë mes liderëve të Kosovës, Shkodra: Nuk e besoj që shkuan deri në këtë nivel

Të fundit nga

ShkoLartë