A do të shkojnë Shvercerat nesër në Tetovë?

Tifo grupi i FC-Shkupi, Shvercerat thonë se megjithatë gjatë ditës së nesërme do të udhëtojnë për në Tetovë, ku do të luhet derbi mes KF Shkëndija dhe FC Shkupit. Shercerat njoftojnë se do të mblidhen te parku i Çairit me fillim nga ora 13:30.

“Shvercerat po vijnë! NESËR (E DIEL) NË ORA 13:30 TUBOHEMI TEK PARKU I ÇAIRIT. Organizatori le ta mbanë fjalën dhe të mos kërkojë që të ndalohemi rrugës nga organet e shtetit. Maju mirë se na po vijmë”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit.

Ndryshe, ndeshja do të mbahet nesër me fillim nga ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Story i radhës

A po rikthehet periudha e përplasjes mes reperëve?

Të fundit nga