A do të izolohet Prishtina? Flet kryetari i Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, ka treguar çka është diskutuar në takimin e sotëm me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ahmeti ka bërë të ditur se rishikimi i masave do të bëhet varësisht nga lakorja e rasteve nëpër komuna.

Ahmeti ka thënë se janë më pritje të masave të reja që do t’i dërgojë me shkrim ministri Zemaj.

“Kemi diskutuar lidhur me gjendjen aktuale në komuna dhe rishikimin e masave varësisht prej lakores së rasteve nëpër komuna. Po i presim me shkrim masat e reja nga ministri Zemaj. Janë kryesisht masat e njëjta”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për çështjen e izolimit të Prishtinës, ku kryetari Shpend Ahmeti tha sot se është paralajmëruar mbyllja një javore.

“Është çështje që është diskutuar, sepse dihet që në Prishtinë ka numër të madh të banoreve dhe më shumë raste pozitive. Por kjo është diskutuar pothuajse për të gjitha komunat që janë në zonë të kuqe”, ka deklaruar Imri Ahmeti.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot deklaroi se niveli qendror ka rekomanduar mbylljen një javore të kryeqytetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se niveli qendror ka vendosur kryeqytetin në zonë të kuqe, duke rekomanduar mbylljen njëjavore.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se si arsyetim për këtë është përdorur numri i të infektuarve.

“Niveli qendror ka vendosur Prishtinën në zonën e kuqe duke rekomanduar mbylljen një javore për komunën tonë.  Si arsyetim ka përdorur numrin aktiv të të infektuarve.  Duke marr parasysh që Prishtina pakrahasimisht ka numrin më të madh të testeve, dhe po ashtu numrin më të madh të banorëve ne kemi kërkuar që kjo matje të bëhet me numrin e rasteve pozitive si përqindje e testeve”, ka shkruar Ahmeti.

Ngjarja paraprake

Barcelona në dilema për të ardhmen e Ousmane Dembeles

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Nuk mund të kuptojmë se si luftëtarët e huaj terroristë kryejnë aq lehtë sulme në vendet perëndimore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian