A do të hiqet shtatorja e Skënderbeut? Kryetari i komunës së Prizrenit: Do të ngihet një komision…

Dy shtatoret e vendosura në Prizren, ato të dy heronjve, Adem Jasharit dhe Skënderbeut, kanë shkaktuar debat të gjerë në opinionin publik.

Kritikët e artit i kanë cilësuar shtatoret si jashtë standardeve artistike, duke akuzuar se janë tjetërsuar nga imazhi i tyre origjinal.

Ndonëse shtatorja e Adem Jasharit, e vendosur në një qendër tregtare në qytetin e Prizrenit, është vendosur që të hiqet, për shtatoren e Skënderbeut ende nuk ka një vendim. Për këtë foli në emisionin “Open”, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai tha se do të ngrihet një komision i përbërë nga artistë e historianë që do të bëjnë vlerësimin e duhur të shtatores, e sipas kryetarit të komunës, ata do të vendosin nëse shtatorja do të hiqet apo jo.

“Nëse shikoni aty, është shkaba dy krenare, shqiponja unë nuk e shikoj një element të tillë. Ai është luftëtar i shqiptarëve ndaj është në Prizren. Shtatorja e ka edhe flamurin është me shqiponjë, nuk ka elemente që po flitet këtu. Unë për këtë rast do të formojmë komision ta vlerësojmë dhe të japin rekomandimin. Unë pranoj debatin, jam i hapur për kritika. Duhet të kemi kujdes në bërjen e kritikave të mos shkojmë ne censurën e artisteve, do të analizohet brenda strukturuarave publike. Por në vend të informojnë kanë dezinformuar dhe ky debat duhet të shkojë në drejtimin se si ka ndodhur kjo ngjarje”, tha Haskuka.

Ngjarja paraprake

Çfarë ndodhë kur dëshira  del mbi besimin tuaj?

Ngjarja e ardhëshme

Depay paralajmëron largimin: Do më vlerësoni kur të largohem

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian