a do te futet serish ne bbv ja si pergjigjet beniada nishani 65aa64eae3c39

A do të futet sërish në BBV? Ja si përgjigjet Beniada Nishani

January 19, 2024
1 minut lexim

E ftuar në pjesën e parë të një emisioni televiziv ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike.

Ka nisur vrullshëm ky BBV, si mendon është strategjia e duhur për të rënë sy?

“Nuk e di, sepse secili ka atë strategjinë e vet. Por Heidi më duket goxha e shkathët. Heidi po i studion. Plus ka pasur edhe eksperiencën në Big Brother në Itali që është shumë ndryshe nga Shqipëria. Reality në Itali më duken më të vështira, më të ndërlikuara, sepse janë më të përparuar. Kanë vite e vite që i bëjnë dhe Big Brother në Itali është më i vështirë se ai në Shqipëri. Nga ana e konkurrentëve po them. Janë më të përgatitur dhe dinë se si të flasin e si të komunikojnë. Në Itali mbaj mend diçka që nuk më ka pëlqyer. Prezantuesi i sulmonte. Për mendimin tim, prezantuesi duhet të jetë asnjënjës. Ndonjëherë të thuash një fjalë më tepër po, por jo të kritikosh.”

Me shaka gjatë Prime-t të parë, u dha klipi prezantues i Sabianit ku thoshte se do të futej sërish në shtëpi për herë të tretë. A e mendon Beniada rifutjen në shtëpinë e BBV?

“Më ra pika kur pashë Sabianin. Thashë ‘përse Sabiani po dhe unë jo’. Përse jo?! Unë jam kënaqur pa fund. Jemi kënaqur, kemi ngrënë, kemi pirë, kemi kërcyer. Çfarë do më shumë? (qesh)”

MARKETING

RENT A CAR

edhe vitia me kurtin ne qkuk vizitojne 23 vjecaren e lenduar nga renia e kulmit ne prishtine 65aa62d207d06
Story i mëparshëm

Edhe Vitia me Kurtin në QKUK, vizitojnë 23-vjeçaren e lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë

bunjamin shabani e nis me gol 65aa6833e20c8
Story i radhës

Bunjamin Shabani e nis me gol

Të fundit nga

ShkoLartë