A do të dënohen krerët e kishës ortodokse për mosrespektim të masave?

Në manifestimin qendror për Krishtlindje në kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, qytetarët, përkatësisht besimtarët ortodoks nuk kanë respektuar masat e institucioneve që të mbajnë maska mbrojtëse, distancë sociale por edhe të respektojnë ndalesën për grupim në ambient të mbyllur.

Shtrohet pyetja, vallë Ministria e Punëve të Brendshme do të dënojë krerët e kishës ortodokse për mosrespektim të masave njëjtë siç vepron në raste të tjera?

Kungimi me të njëjtën lugë gjatë ditës së djeshme i besimtarëve ortodoks me rastin e Krishtlindjeve nëpër të pothuajse të gjitha kishat e vendit është skandaloz dhe i turpshëm, njëjtë siç ishte edhe puthja e ikonës nga të gjithë të pranishmit nëpër kisha, ka thënë drejtori i toksikologjisë në Shkup, dr. Niko Beqarovski.

Ipeshkvi i Ohrit dhe i Maqedonisë së Veriut Stefani gjatë liturgjisë i është lutur Zotit që të shpëtojë njerëzimin sa më shpejtë nga kjo pandemi, por duke harruar se ai bashkë me pjesëtarët e tjerë të kishës sot kanë shkelur të gjitha protokollet për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës.

Ngjarja paraprake

Plagosen 7 palestinezë në përplasjet me ushtrinë izraelite

Ngjarja e ardhëshme

Ministri i Bujqësisë: Ka rrezik që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian