A do të arrijë Vetëvendosje të fitojë edhe në zgjedhjet lokale?

Në nëntor të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, e të cilat prite të jenë shumë interesante dhe me garë shumë të fortë mes partive të mëdha. Varet edhe nga situate me Covid se si pritet të jetë deri atëherë, a do të kemi fushatë normale apo të kufizuar, gjithsesi gara pritet të jetë shumë e fortë. Për disa mund të duket e largët, e për disa edhe jo, nuk po shihet aq shumë angazhim nga partitë e mëdha për zgjedhjet lokale.

Zakonisht vetëm muajin e fundit priten të dihen emrat dhe të bëhet menjëherë fushatë, krejtësisht e pavend dhe jo në parametrat e një pjekurie politike. Në vendet tjera pothuajse një vjet më herët dihen kush janë kandidatët, ata bëjnë fushatë tërë vitin, e jo vetëm 2 apo tri javë sipas vendimit të KQZ-së.

Deri tani, duket se vetëm AAK ka përcaktuar disa nga kandidatët për kryetar komune, të tjerat jo, janë shumë vonë. Edhe nëse ka punuar keq një kryetar komune, nëse kandidatët tjerë nuk janë aktiv qysh herët për të shpalosur programin e tyre do të jetë shumë vonë dhe mbase e pamjaftueshme për të bindur qytetarët që të votojnë.

Një kryetar komune, për katër vjet në krye të komunës ka krijuar rreth, ka punësuar shumë njerëz, kështu që vështirë të largohet pa pasur kandidatë tjerë të fortë. Andaj, partitë politike duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe të jenë të përgatitura qysh herët, pasi gara për zgjedhjet lokale do të jetë shumë e fortë.

Sidomos Vetëvendosje mos të mendojë se e ka të garantuar fitoren në zgjedhjet lokale, nuk pasqyrohet vota në nivel qëndron në atë lokal, nëse mendon kështu VV gabon shumë. Ndryshon shumë gara lokale prej asaj qendrore, në zgjedhjet lokale votohet kandidati jo partia, derisa në ato qendrore është e kundërta. Duket se edhe VV po ashtu edhe LDK dhe PDK janë akoma në gjumë, duke harruar se zgjedhjet lokale duhet të jenë më të rëndësishme, sepse prekin direkt jetën e qytetarit, në mënyrë më të shpejt dhe më direkte.

Duket se në Vetëvendosje ekziston euforia se e kanë të garantuar fitoren në shumicën e komunave të mëdha edhe në zgjedhjet lokale, e cila mund të iu kushtojnë shumë. Kështu që duhet marrë shumë seriozisht garën për zgjedhjet lokale, e cila po afrohet shumë shpejt. Partitë politike janë të vonuara, ato s’po marrin seriozisht interesin e qytetarëve, për ironi flasin tërë kohën për qytetarët gjatë fushatës. Kjo mënyrë është e gabuar, fushatë është çdo ditë e jetës së një politikani, i cili duhet të jetë i afërt më popullin, të bashkëndiejë hallet dhe shqetësimet e tyre. Ky është modeli i munguar i politikanit shqiptar në Kosovë dhe jo vetëm.

Ngjarja paraprake

Korça 'thyen' karantinën, nisin koncertet! Këngëtarë të njohur vijnë me serenata korçare

Ngjarja e ardhëshme

Mbajnë kurorën/ Shenjat e horoskopit që gënjejnë më së miri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian