A do të arrihet qeveria teknike? Gjekmarkaj: Ja strategjia që kemi për të fituar zgjedhjet

December 28, 2024
min lexim

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka folur për ngjarjet e fundit politike dhe protestat e opozitës.

Në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa në News24, Gjekmarkaj u shpreh se pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha ka “elektrizuar” mbështetësit e tij, duke krijuar një mobilizim të ri brenda strukturave të partisë.

Ai e cilësoi masën ndaj Berishës si një vendim politik dhe theksoi se prania e tij në protestën e fundit ishte një faktor kyç për rritjen e pjesëmarrjes.

Gjekmarkaj vuri në dukje se Berisha ka motivuar jo vetëm mbështetësit e tij, por edhe strukturat e partisë, të cilat janë angazhuar më shumë për të përgatitur dhe organizuar protestat.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për PD, një vit i padrejtësive të mëdha. Arresti politik i Sali Berishës. Por besimi të e vërteta dhe lirimi i tij, kanë rikthyer besimin e njerëzve dhe kanë motivuar elektoratin për një betejë fituese. Ka një mobilizimin të jashtëzakonshëm, ka më shumë më tepër entuziazëm.

Berisha ka këtë fuqi që t’i elektrizojë dhe motivoj mbështetësit e tij dhe qytetarët. Ndonëse ka qenë një ditë më shi dhe ftohte, pjesëmarrja ka qenë më e madhe se herë tjetër. Prania  Berishës pas lirisë së tij, ishte e dukshme te pjesëmarrja e njerëzve”, tha ai.

Në lidhje me mundësinë e arritjes së një Qeverie teknike përmes protestave, Gjekmarkaj theksoi se kjo është një qëllim i opozitës, duke u shprehur se protesta dhe mosbindja civile kanë marrë vëmendje ndërkombëtare dhe kanë rritur ndikimin politik të opozitës, duke shtuar presion mbi autoritetet ndërkombëtare.

“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë Shqipërisë një qeveri teknike, që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne kemi detyrën morale dhe politike që të bëjmë përpjekjen me të gjithë fuqinë tonë”, deklaroi ai.

Gjekmarkaj shtoi se, “nëse nuk arrijnë të krijojnë një qeveri teknike, do të ketë zgjedhje të manipuluara, dhe jo të lira dhe të ndershme”.

Ai theksoi gjithashtu se opozita ka një strategji të qartë për të fituar zgjedhjet dhe se me zgjedhje të lira, rezultati mund të jetë një “fitore spektakolare”.

“Ne kemi një strategji për t’i fituar zgjedhjet. Me zgjedhje të lira dhe të ndershme mund të kishim një fitore spektakolare”, tha Gjekmarkaj.

Po ashtu, demokrati  shprehu bindjen se vullneti për ndryshim do të triumfojë përballë një qeverie që, sipas tij, “duhej të kishte ikur prej kohësh”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sela: VLEN premtoi ndryshimin, por solli degradimin

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë