A do ta respektojë bordi i FVK-së kërkesën e KAS-it pranë KOK-ut në rastin Luboteni? 

Maratonë e panevojshme deri me tash në rastin e klubit të volejbollit Luboteni nga Ferizaj! Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) pranë Komitetit Olimpik të Kosovës (Këshilli i Arbitrazhit sportiv, Eroll Salihu, kryetar i KAS-it, Luljeta Shala, arbitre dhe Latif Demolli, arbitër), nuk u treguan aspak burra sepse nuk morën vendim të prerë por dolën me një konkludim, sipas pikës 2.

“Në bazë të parimeve të përcaktuara  nga Bordi i KOK-ut, akteve normative të FVK-së, standardeve të përgjithshme sportive dhe vendimeve të ISHPK-së kërkohet fuqishëm që: KV Luboteni të kthehet në elitën e volejbollit të Kosovës”. KAS u dashtë të marrë vendim të prerë të kthehet ose jo Luboteni (meshkujt) në Superligë,jo të luajë pingpong, se kështu nuk e kanë profesionistët! 

Megjithatë ata kërkojnë fuqishëm që Luboteni të rikthehet në elitë! tani mbetet që bordi i FVK-së ta thotë fjalën e fundit në lidhje me Lubotenin. A do ta respektojë bordi i FVK-së kërkesën e KAS-it pranë KOK-ut në rastin Luboteni? Do të shihet hiq më larg se nesër ose edhe pasnesër!

Nëse nuk e respekton atëherë KAS-i do të turpërohet, më mirë mos të ekzistojë kurrë! Duhet theksuar se Luboteni ishte përjashtuar nga liga për shkak se nuk i kishte zhvilluar dy takime në kuadër të Superligës A në play-off?

Ngjarja paraprake

Violeta Gashi pas modës tani gati për muzikë

Ngjarja e ardhëshme

5 arsyet pse gratë japoneze duken më të reja dhe plaken më ngadalë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian