a do ta financojne akademine shqiptare kryetaret e komunave nga bdi arifi ska propozim konkret nuk e dime se per cfare behet fjale 6714e8f3c6adf

A do ta financojnë Akademinë Shqiptare kryetarët e komunave nga BDI? Arifi: S’ka propozim konkret, nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë

October 20, 2024
1 minut lexim


I pyetur nëse kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së do të kontribuojnë në financimin e Akademisë Shqiptare për Art dhe Shkencë, Erkan Arifi nga BDI tha se VLEN nuk ka dorëzuar propozim konkret dhe se nuk kanë informacione se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, përcjell TV21. Arifi shtoi se duhet ta ruajmë unifikimin ndëretnik në shtet dhe korrelacionin mes pushtetit lokal dhe qeverisë.

“Nuk kemi një propozim konkret, ne nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë, nuk ka pasur as debat publik dhe nuk mund të them diçka pa të cilën nuk e dimë se për çfarë flitet. Ndërsa ne dhe unë si kryetar i komunës së Likovës, rrjedh nga një komunë rurale ku kemi edhe buxhet simbolik”, tha mes tjerash Arifi./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

zgjedhja e kreut te ffm se ristovski qeveria nuk do perzihet ne ffm 6714e69cd535e
Story i mëparshëm

Zgjedhja e kreut të FFM-së/ Ristovski: Qeveria nuk do përzihet në FFM

gjendet e vdekur e moshuara ne elbasan dyshimet e policise 6714ead466e43
Story i radhës

Gjendet e vdekur e moshuara në Elbasan, dyshimet e policisë

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë