A do bëhet sërish nënë? Aurela Gaçe flet për zgjerimin e familjes dhe përballjen me ankthin: Ngela borxh 15 mln lekë, merrja avionin …

Aurela Gaçe gjithmonë flet hapur me ndjekësit e saj për jetën e saj private.

Së fundmi, gjatë një mini-interviste të zhvilluar me fansat në Instagram, këngëtarja foli për planet për zgjerimin e familjes dhe përballjen me ankthin.

Teksa u pyet nëse do dëshiron të bëhet sërish nënë, Aurela Gaçe, e cila ka dy vajza, u shpreh se “nuk ia mban”, ndërsa kuriozitetit të fansave nëse do donte të kishte një djalë, theksoi se gjinia e fëmijës për të nuk ka rëndësi.

Image

“A do bësh fëmijë tjetër dhe djalë?”- iu drejtua një prej ndjekësve.

“Nuk mbaj të bëj fëmijë tjetër. Keni ndonjë formulë? Për çunin po them? Absolutisht nuk e mendoj gjininë, jam e bekuar”- u përgjigj këngëtarja.

Ndërsa foli edhe për momentet kur është përballur me ankthin.

Ajo u shpreh se gjatë periudhave të ndryshme, ka pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë.

Image

Aurela Gaçe tha se ka qenë e vështirë për të, që të ishte fëmija i madh i familjes dhe të mos kishte të ardhura. E për këtë iu është dashur të marrë vendime e të bënte të pamundurën për të realizuar ëndrrat e saj.

“Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në klab diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhe kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”– rrëfeu këngëtarja.

Image
Ngjarja paraprake

Turqia arrestoi 3 të dyshuar për terrorizëm që përpiqeshin të iknin në Greqi

Ngjarja e ardhëshme

Pranimi i fajësisë, bazë e ringritjes së LDK-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian