93 pacientë më Covid-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga coronavirusi.

Sipas të dhënave nga ky spital, aktualisht në trajtim janë 93 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 67 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjenoterapi, 3 pacientë në CPAP dhe 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë nga virusi COVID-19.

Ngjarja paraprake

Rita Ora “po vjen” në Ferizaj

Ngjarja e ardhëshme

Merret vendim për tërheqjen graduale nga Afganistani duke filluar nga 1 maji

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian