9 maji – kjo ditë feste, ditë frike e panjohur apo ditë pushimi dhe shpresë Europiane!

9 maji u festua në mënyra të ndryshme në Evropë:

Derisa në Rusi dhe aleatin e saj – Serbi , u festua 77 vjetori i fitores nga fashizmi me paradë ushtarake e fjalim të nxehtë patriotik ( Putini në Rusi).

Në Serbi fluturuan aeroplanë ushtarakë në shenjë të kësaj feste – pra 77 vjetorit të fitores ndaj fashizmit.

Edhe pse të dy këto shtete :si Rusia në ditët e sotme (Lufta në Ukrainë ) edhe Serbia   (në luftrat ballkanike në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë në fund shek . e kaluar) – nuk kan ndryshuar fare prej fashizmit per nga vrasjet , shkatërrimet dhe humbja e jetëve të pafajshme.

Bile si Serbia më herët edhe Rusia tash , po e tronditin gjithë opinionin botërorë me egërsin  e tyre.

Nga ana tjetër 9 maji u pritë me shumë frikë e të panjohura:

Pritej përshkallëzim i konfliktit në Ukrainë qoftë përmes një shpallje të përgjithshme lufte , mobilizimi i përgjithshëm ushtarak rus e deri te mundësia në rritje e një sulmi me arme jokonvencionale ( bërthamore).

Pjesa e bashkuar e Europës ( BE) s shënoj njëherit edhe datën e themelimit të saj- 9 maj ( fillimisht ish komuniteti për thëngjill e çelik).

Përvjetor ky i shënuar nën hijen e konfliktit Rusi – Ukrainë dhe kërkesës së Ukrainës dhe jo vetëm për t’ iu bashkuar BE – së.
Në këtë takim virtual nuk pati shpresë për vitet e ardhshme ndoshta edhe dekadë , që vendet joanëtare ti bashkohen BE- së.

Për më tepër përmes presidentit të tashëm francez u hodh ideja që :

Vendet e Evropës ( joantare të BE – së) e që ndajnë vlera thelbësore të përbashkëta me BE – në , të mblidhen rreth nji organizate  “Organizata e komunitetit Europian” .

Në këtë organizatë do të promovohen : liria e lëvizjes , bashkëpunimi ekonomik, etj.

Po kjo nuk është sipas tij garancë që anëtarët e kësaj organizate do të bëhen në të ardhmen anëtarë të BE – së.

Edhe ky – 9 maji ( si përvjetorë) e gjen Kosovën në – ditë pushimi dhe me shpresë Europiane.

Edhe pse kjo shpresë duket e largët jo vetëm për shkak të kundërshtarëve –  lobit famëkeq ruso – serb.

Po ” shpresa Europiane” e Kosovës pengesë kryesore në rrugën e saj e ka mosnjohjen nga pesë shtetet e BE – së : Spanja, Sllovakia,Rumunia , Qipro dhe Greqia.

Por edhe sado përvjetorë ( 9 maj) të shënohen shpresa Europiane e Kosovës nuk do të venitet dhe ekziston vetëm një rrugë – ajo që dërgon me garancë në BE dhe në Aleancēn Veri- Atlantike (NATO).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VOA/ Zbulimi amerikan: Rusia po përgatitet për një konflikt të gjatë në Ukrainë

Story i radhës

Ziberi: Opozita shqiptare funksionon në sinkron me VMRO

Të fundit nga