865 të infektuar me koronavirus dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

865 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjithsej 359 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 10 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 2 449 teste.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-397, Kumanovë-22, Dibër-2, Shtip-34, Prilep-29, Tetovë-95, Strugë-7, Veles-44, Manastir-31, Ohër-21, Kavadar-26, Gostivar-30, Gjevgjeli- 4, Strumicë-37, Kriva Pallankë-5, Radovish-6, Koçani-17, Probishtip-7, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1, Berovë-4, Vinicë-6, Delçevë-6, Kratovë-4, Shën Nikollë-4, Kërçovë-15, Resnje-5, Negotinë-4.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32436 persona, prej të cilëve 21090 janë shëruar, ndërsa 1004 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10342 raste aktive me Covid-19.

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Ish-gjyqtari: Messi është dashur të ndëshkohej

Ngjarja e ardhëshme

Lirija dhe Elma, në të njëjtën pozitë, me të njëjtin numër, lojtare të shquara!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian