84 milionë të infektuar në botë me COVID-19

Numri i pacientëve me koronavirus në
botë ka tejkaluar 84 milionë, sipas të dhënave të fundit nga faqja për
monitorimin, Worldometer, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i
njerëzve të infektuar në botë është 84,087,380, gjersa 1,830,453 njerëz kanë
vdekur deri më tani ndërsa rreth 60 milionë pacientë janë shëruar.

Ka 22,726,275 raste aktive në
botë, që është 99.5 për qind dhe 106.326 janë në gjendje kritike, 0.5 për qind
e tyre.

Numri më i lartë i pacientëve
është në Shtetet e Bashkuara, pothuajse 20.5 milionë, ndjekur nga India (10.2
milionë), Brazili (7.6 milionë), Rusia (3 milionë) dhe Franca (2.6 milionë).

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve, pothuajse 350 mijë, ndjekur nga Brazili me gati 195 mijë dhe India me gati 150 mijë vdekje./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Lactodefence, suplementi anti Covid/ Ndodhet në të gjitha farmacitë e vendit në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Heidi i reagon Krasniqit: Nuk ka përfunduar çdo gjë mes nesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian