8 mijë vullnetarë polakë, përfshirë të mitur, do të marrin trajnime ushtarake

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, ka bërë të ditur se mijëra qytetarë polakë të moshës 15-65 vjeç këtë dimër do të marrin trajnime ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Blaszczak tha se sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të trajtohen për një krizë të mundshme. Ai theksoi se gjithsej 8 mijë vullnetarë të moshës 15-65 vjeç do të marrin trajnime gjatë dimrit.

Sipas tij, aftësitë e fituara në trajnim do të jenë të dobishme nëse lind një situatë ekstreme, duke shtuar se autoritetet shpresojnë të rrisin numrin e vullnetarëve.

Qeveria polake synon të hapë të paktën një kurs trajnimi ushtarak në çdo provincë për të ofruar klasa 8-orëshe të planifikuara për të shtunat.

Të miturit gjithashtu mund të ndjekin seancat e trajnimit nëse ata shoqërohen nga një prind ose kujdestar ligjor.

Sipas raporteve të muajit gusht në media, mbi 13 mijë vullnetarë tashmë janë regjistruar për shërbimin vullnetar ushtarak në Poloni, derisa lufta në Ukrainën fqinje vazhdon të jetë e nxehtë që nga 24 shkurti.





Story i mëparshëm

Sa para fituan Argjentina e Franca pas finales së madhe?

Story i radhës

Busquets vendos për t’u larguar nga Barcelona

Të fundit nga

Guardiola tremb Cityn

Arsenal-i dhe Manchester City do të përballen sot në Kupën e Anglisë. Një ndeshje shumë e

AlbanianMacedonianEnglish