8 dhjetori, Basha: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë ka bërë një postim në profilin e saj në Facebook. Basha shkruan “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

Postimi i plotë i Bashës:

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!

Ngjarja paraprake

Historike: Britanezja 90 vjeqare bëhet personi i parë në botë që merr vaksinën anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

Mbi 47 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian