74 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

74 pacientë me koronavirus po trajtohen aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë 11 janë në gjendje më të rëndë, teksa dy prej tyre gjenden në respirator.

Gjithësej, me oksigjenoterapi janë 48 pacientë.

Nga raporti 24 orësh i këtij Spitali është bërë e ditur po ashtu se vetëm një pacient të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Raporti i plotë i Spitalit të Pejës:

74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë datave 6 dhe 7 janar 2021 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 431pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 37 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

9 lindje kanë qenë gjatë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

458 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,945

analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione. 

Ngjarja paraprake

“Edhe mua më ka ftuar tek vila!” Një tjetër ish-konkurrente i del kundër Saimirit!

Ngjarja e ardhëshme

Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian