‘70 mijë euro borxh’/ Vrasja e biznesmenit në Himarë, autori i kishte mbuluar instalimet elektrike në një pallat, por…

Të tjera detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku u ekzekutua biznesmeni i njohur, Niko Goro.

Mësohet se Goro i ka pasur 70 mijë euro borxh, autorit Kliti Leka.

53-vjeçari, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë.

Për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçarit. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

Niko Goro, u ekzekutua mëngjesin e sotëm doli nga marketi i motrës së tij e po shëtiste me bashkëshorten, dhe të dyja mbetën të plagosura nga të shtënat.

51-vjeçari është qëlluar me 5 plumba, dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Niko Goro ishte një emër i njohur në qytetin e Himarës.

Ai ishte kushëri me kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro.

Goro, përveçse biznesmen në fushën e ndërtimit, kishte një bar-kafe dhe një hotel.

Ngjarja paraprake

Vëllaznimi - Liria, derbi i Rrafshit të Dukagjinit

Ngjarja e ardhëshme

Te Torino tri raste pozitive me Covid-19

të fundit nga