7 mësimet që jeta më ka dhënë ndërkohë që kam rritur një fëmijë me sindromin Down

Data 21 mars është “Dita Botërore e Sindromit Down”. Në njëngjarje të tillë, vendosëm t’ju sjellim një histori reale të njënëne, e cila ka rritur një vajzë me këtë sindromë dhe ka marrëdisa mësime të vlefshme nga jeta në këtë rrugëtim.

Deana Smith është nëna e dy fëmijëve të vegjël (Addison 3 vjeçe, e cila vuan nga sindromi Down, dhe Carter 2 vjeç) dhe njëkohësisht, është mësuese në gjimnaz. Është duke pritur edhe një fëmijë të tretë ndërkohë. Nëse do të pyetej se cili ështëmoment më i dhimbshëm i jetës së saj, do të zgjidhte padyshim atë kur mori lajmin se Addison vuante nga sindromi Down. U ndje e lënduar në maksimum, pasi mendoi se si do të ishte jeta e vajzës së saj, se sa ndryshim do të sillte ajo gjendje në familjen e saj dhe se si do ta rriste ajo një fëmijë me sindromin Down, kur nuk ia kishte haberin diçkaje të tillë. Por tashmë, nëse ajo sheh pas në kohë, dëshiron që gjithë ankthin, stresin dhe inatin e përjetuar vite më parë, ta zëvendësojë me emocione pozitive  e plot shpresë. Në vitet që ka rritur vajzën e saj me sindromin Down, ajo thekson të ketë marrë disa mësime të vlefshme nga jeta, të cilat jua sjellim më poshtë:

1. Ai mbetet fëmija yt. Mos mendo kurrsesi se po lind një fëmijëme sindromin Down. Nuk ke pse e diferencon. Në fund tëfundit, mbetet fëmija yt, ndaj ke detyrimet e tua si prind për ta lindur e rritur siç duhet, ashtu siç do të bëje me një fëmijë“normal”.

2. Edhe fëmija yt mund të arrijë sukseset e veta. Ndoshta nuk janë të njëjta, apo aq të mëdha sa të bashkëmoshatarëve të vet, por sigurisht mund të arrijë diçka. Ti mund të mendosh se nuk ka për të avancuar fare në shkollë, ndërkohë që të habit kthehet nga shkolla me diçka të bukur, të bërë vetë. Kjo padyshim ështëarritje.

3. Për çdo vështirësi, ke mundësi të kërkosh ndihmë. Sigurisht që kohërat kanë ndryshuar. Tashmë ka plot mundësi ku mund tëshprehesh dhe të kërkosh ndihmë. Nuk është si më parë, kur kjo sindromë nuk njihej shumë. Ndaj, në raste vështirësie, e ke më tëlehtë të kërkosh ndihmë nga prindër të tjerë në rrjetet sociale, ose në psikologë të njohur.

4. Edhe një fëmijë me sindromin Down ka bukurinë e vet. Nuk ke pse e etiketon një fëmijë të tillë si “me sindromin Down”. Nuk është e drejtë, pasi mbetet fëmijë dhe nuk e zgjodhi vetë tëkishte këtë sindrom. Nga ana tjetër, kanë tipare shumë të bukura. Shoh vajzën time dhe mahnitem nga forma e syve të saj, nga ngjyra e syve e njëjtë me të atin. Të kesh sindromin Doën, s’do të thotë që s’je e bukur.

5. Edhe fëmija yt përjeton emocionet e veta. Mos i dëgjoni tëtjerët që do t’ju thonë: “Të paktën fëmija yt do të jetë gjithmonëi lumtur, se s’i kupton mirë gjërat”. Nuk është e vërtetë. Fëmija yt do të shfaqë çdo emocion të mundshëm, sikurse çdo person tjetër.

6. Një fëmijë me sindromin Down do të të aftësojë pamasë. Nëse e sheh që me një teknikë të caktuar nuk arrin ta kuptojëdiçka nga mësimet, ai fëmijë do të nxisë edhe ty si prind ta sfidosh veten dhe të gjesh mënyra ose teknika të tjera se si ta bësh që të kuptojë diçka. Psh, nëse nuk e kupton diçka me fjalë, mund t’i mësosh gjuhën e shenjave.

7. Sindromi Down nuk ka për ta përkufizuar gjithë ekzistencën e fëmijës tënd. Ke për t’u lumturuar me të, sikurse me një fëmijëpa sindromin Doën. Ke për t’u gëzuar me të për gjëra që s’kanëlidhje me një kromozom më tepër, me terapinë e tyre, apo me takimet e shpeshta me mjekun.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Publikohen pamjet me dron: Shpërthime të fuqishme nga sulmet ruse në Mariupol

Story i radhës

Ferrari gati të firmos me pilotin spanjoll

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në