7 gjëra interesante për të bërë gjatë ditëve kaq të ftohta

Temperaturat e ulta duket se e kanë marrë shtruar dhe ne s’na mbetet gjë tjëtër veçse të përshtatemi me to. Nëse filloni të mendoni sa të gjata dhe të mërzitshme janë ditët e ftohta, shihni anën pozitive. Ka shumë gjëra që mund të të “ngrohin” gjendjen emocionale teksa kërkoni cepin tuaj nëpër shtëpi për të mos ndjerë të ftohtin.

1. Përgatisni vetë çokollatë ose një çaj të ngrohtë

Asgjë nuk do t’ju shijojë më shumë sesa të mbani në duar një filxhan të nxehtë me çokollatë të shkrirë apo me çaj. Automatikisht do të ndiheni më ngrohtë dhe s’do të doni të lëvizni prej shtratit deri mëngjesin tjetër. Nëse ka një moment për të eksperimentuar me gjërat që ju shijojnë më shumë, është ky.

2. Futuni poshtë batanijes bashkë me një libër të mirë

Kush do të dalë jashtë batanijes sot? Askush. Lëreni telefonin diku, merrni një libër që keni dashur gjithmonë ta lexoni dhe shkëputuni nga bota. Brenda 5 minutave do ta keni harruar sa ftohtë është.

3. Bëni një dush të ngrohtë

Përgatisni fillimisht banjën, ngrohni gjithçka përreth jush, bëni gati rrobat dhe gati për dushin më relaksues që keni bërë ndonjëherë. Qëndroni sa më gjatë të mundni dhe shijoni qëtësinë rreth jush.

4. Shkruajini një letër një miku a dikujt që e keni përzemër

Sado qesharake të duket si ide, bëjeni sepse do të ndiheni më mirë. T’i dërgoni një letër dikujt në një ditë të ftohtë dimri është frymëzuese, romantike dhe shumë gjest i ëmbël.

5. Dremit pa vendosur asnjë lloj alarmi. 

Të gjithë e dimë sa shumë shijon gjumi kur është ftohtë dhe për më tepër kur e di që s’do të të zgjojë asnjë lloj alarmi. Dremisni për pak dhe jo vetëm që do të zgjoheni me trurin më të kthjellët, por do si për habi do të mendoni me më shumë qartësi për vendimet e komplikuara.

6. Nëse keni shansin të punoni nga shtëpia, vishni pizhamat më të trasha dhe shijoni shtëpinë

Atje jashtë është ftohtë dhe ti ke shansin të punosh me lap top-in tënd para. Vishu trashë, gatuaj pjatën që të pëlqen më shumë dhe ji falenderuese që po punon nga shtëpia.

7. Bëj ca kokoshka dhe vër një listë me filmat e tu më të preferuar

Skena perfekte. Kokoshka të pjekura dhe filmi yt i preferuar. Ftoni ca miq ose rrini vetëm. Si të ndiheni më ngrohtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendja e arsimit në Kosovë e rëndë, përgjegjësia e askujt!

Story i radhës

Duka, pas shpërthimit në shtëpi: “E ka dëgjuar gjithë Durrësi, uroj të jetë rastësi”

Të fundit nga