68 persona u arrestuan pas trazirave në Kongresin amerikan

Departamenti i Policisë Metropolitane në DC ka arrestuar 68 persona, pasi mbështetësit e Presidentit Donald Trump sulmuan Capitolin e SHBA-së të mërkurën për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i fitores në zgjedhje të Presidentit të ri, Joe Biden, transmeton Gazeta Sinjali.

Shumica e arrestimeve u bënë për shkak të shkeljes së orës policore që u vendos më herët me qëllim të shpërndarjes së turmës pasi kryebashkiakja Muriel Bowser e mori këtë vendim.

Ndërkaq, arrestimet e tjera u bënë edhe nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe hyrje të paligjshme.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për të premten, çfarë pritet

Ngjarja e ardhëshme

Mozzik realizon tatuazh të ri në këtë pjesë të trupit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian