67 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

67 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.

Nga këta pacientë, 50 janë në oksigjenoterapi, teksa 11 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, dhe dy prej tyre në respirator.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shendetësor.

Postimi i plotë:

Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 50 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

3 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 3 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

258 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,746

analiza ndërsa janë kryer 5 operacione. 

Ngjarja paraprake

Alizoti: Humbja e zgjedhjeve do të ishte më shumë tragjedi për Shqipërinë, se sa për PD-në

Ngjarja e ardhëshme

Pakistanezët marshojnë me rastin e "Ditës së Solidaritetit me Kashmirin"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian