65 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se në këtë komunë janë 65 raste aktive me koronavirus dhe se 11 pacientë janë të shtrirë në spital.

Është mbajtur të mërkurën mbledhja e radhës e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, e cila është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Numri dy i Gjilanit, i cili tash e gjashtë muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar për rënien e rasteve aktive me COVID-19 dhe të të hospitalizuarve.

Ismajli ka konfirmuar se tashmë janë vetëm 65 raste aktive me virus dhe 11 pacientë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm.

Ndërkaq, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1015 të infektuar në total, 906 të shëruar plotësisht dhe 44 të vdekur.

Ngjarja paraprake

QKC: Është shkelur ligji në 68 për qind të kontratave për furnizime publike lidhur me Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Imzot Frendo mesazh politikës: Të marrë fund sistemi i korruptuar, të varfrit viktimat e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian