62 gjyqtarë e prokurorë në alarm nga verifikimi i pasurisë, ja si i kanë shpëtuar vetingut përmes dorëheqjes

Procesi i vetingut po avancon dhe deri më tani, pavarësisht sulmeve e akuzave nga politika, të gjithë të korruptuarit janë shkarkuar. Edhe pse disa emra shpëtuan në Shkallën e Parë, në Kolegjin e Apelimit ata janë larguar për 15 vite. Sipas të dhënave të siguruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, janë futur në veting në total 286 gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës magjistratë. Nga këta, 186 kanë marrë vendim të formës së prerë, ku rezulton se 117 kanë ngelur dhe 105 të tjerë janë konfirmuar në detyrë. Ndërkohë 62 janë dorëhequr. Gazeta ka siguruar disa prej emrave të cilët kanë vendosur që të ikin vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë. I pari që hapi siparin e dorëheqjeve ishte Adriatik Llalla. Kur nisi procesi i rivlerësimit, Llalla dorëzoi në ILDKP formularët, por pasi e shkarkuan u shpreh se nuk do të pranojë të emërohet në një Gjykatë Apeli, sikundër i jepte të drejtë ligji. Ai e dorëzoi dorëheqjen në Presidencë dhe Presidenca njoftoi KPK ku kërkohej ndërprerja e vetingut. Ky ishte një vendim i vështirë për KPK, pasi ligji i vetingut parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët të dorëhiqeshin 3 muaj para nisjes së rivlerësimit. KPK vendosi që të ndërpriste vetingun për Llallën, por Komisioneri e dërgoi në KPA ku dhe u mor vendimi final. Vetingu ka treguar deri më tani se korrupsioni ka nisur nga gjykatat më kryesore, ajo e Lartë dhe Kushtetuese. Për këtë arsye ka shumë të dorëhequr në Gjykatën e Lartë. Të tillë janë Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Mirela Fana, Andi Çeliku, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Të gjithë këta gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjet. Shumicës i mbaroi mandati dhe të gjithë refuzuan të kalonin në Apel, sikundër e parashikon ligji. Po ashtu ka emra të tjerë si Besnik Imeraj që kanë ikur nga Kushtetuesja apo Sokol Berberi. Tjetër emër është Petrit Fusha, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe shumë emra të tjerë. Sipas vendimeve të dhëna nga KPK, për të gjithë është mbyllur procesi i vetingut.

A duhet të ketë hetime?

Një debat i madh është nëse duhet të hetohen të ngelurit në veting dhe të dorëhequrit? Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve e përcakton që për ta nuk ka pasoja penale nga ana e KPK apo e KPA. Por në Kodin e Procedurës Penale është e përcaktuar se kur një zyrë shtetërore ka informacion mbi një shkelje ligji, korrupsion dhe afera të ndryshme atëherë duhet të bëhen denoncime apo prokuroria të nisë hetimet kryesisht. Momentalisht kanë nisur hetimet për 28 njerëz të drejtësisë të ngelur në veting, shumica anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Për ta ka nisur hetimi pas një padie të bërë nga një avokat, ndërsa shumë të tjerë sot janë të lirë të gëzojnë pasuritë edhe pse ato rezultojnë të pajustifikuara. Por sa i takon të dorëhequrve rezulton se ka shumë emra me pasuri shumë të lartë. Gazeta po publikon më poshtë pasuritë e disa prej të dorëhequrve, pasi për të gjithë do duhej një gazetë e tërë, ku kanë prona të shumta, makina luksoze, apartamente, llogari bankare etj. Po për ta a duhet të ketë hetime? Edhe juristët janë të ndarë në këtë mes pasi nëse prokuroria i heton dhe rezulton që pasuria është e ligjshme atëherë bie procesi i vetingut.

Emrat në hetim

Pak kohë më parë Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet për ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. Në krye të listës është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, por dosja e tij tani ndodhet në gjykatë. Më pas vjen ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ky i fundit e kaloi shkallën e parë, por u shkarkua nga Apeli. Sipas KPA, ai nuk justifikon pasurinë. Një shtëpi në Golem i hapi mjaft punë. Ajo ishte në emër të të vëllait, por që dyshimet ishin se ishte e gjyqtarit. Po ashtu dhe deklarimet e tij nga emigracioni nuk përputheshin. Emër tjetër që po kalon në sitën e SPAK është Tom Ndreca, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai doli se nuk justifikon të ardhurat dhe se ka pasur kontakte me persona të papërshtatshëm. Një tjetër emër nën hetim është ish-gjyqtari i lartë, Shkëlzen Selimi. Ajo që e fundosi emrin në fjalë ishin lidhjet e dyshuar me perona me precedentë penalë. Ndërsa ONM publikoi prova dhe për ndikim të tij në mosekstradimin e një personi. Në listë është dhe Gani Dizdari, ish-anëtar i Kushtetueses. Edhe Dizdari u shkarkua që në shkallën e parë dhe Apeli e la në fuqi vendimin.

Disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr

1.      Adriatik Llalla

2.      Arjana Fullani

3.      Aleksandër Muskaj

4.      Mirela Fana

5.      Andi Çeliku

6.      Evelina Qirjako

7.      Guxim Zenelaj

8.      Besnik Imeraj

9.      Sokol Berberi

10.  Petrit Fusha

11.  Sulejman Tola

12.  Ilir Çeliku

13.  Brunilda Kasmi

14.  Merita Xhani

15.  Ilir Pashaj

16.  Metush Saraçi

17.  Genci Sinjari

18.  Agim Bendo

19.  Ardian Nezha

20.  Njazi Seferi

21.  Gjin Gjoni

Ja pasuria e disa prej të dorëhequrve në sistemin e drejtësisë

Arjana Fullani, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë

Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar më 1966, sipërfaqja 100 m2, Rruga Reshit Çollaku (2003).

Shtëpi banimi (2+1), ndërtuar në vitin 1998 me sipërfaqe 90 m2, në Golem Kavajë, shuma 2 milionë lekë (2003).

Shtëpi banimi plus garazh, me sipërfaqe 335 m2, Kulla e Re pranë ambasadës amerikane, shuma 21.2 milionë lekë (2003).

Përfituar 285 mijë euro përmes kontratës së shitjes së tokës në Farkë. Toka është shitur nga Arjana, Ardian, Fiona dhe Erik Fullani (2015).

Shtesë në llogari bankare, 42 mijë euro.

Shlyerje detyrimi ndaj Shoqërisë Epidam Shpk, për prenotim të apartamentit të banimit, Mali Robit, Golem Kavajë të deklaruara në vitin 2008, në shumën 40.000 euro (2009).

Blerje toke arë në Farkë Tiranë, me sipërfaqe 3.800 m2, 220.000 euro (2008).

Dhënë me qira një personi fizik, 118.000 euro (2008).

Të ardhura nga shitja e tokës, kësti i parë, 38 503 euro.

Ardian Fullani ka blerë bono thesari me vlerë 15 000 000 lekë me pakësimin e llogarisë së shënuar më lart (2015).

Djali, Erik pronar me 50% i një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).

Vajza, Fiona, pronare me 50% e një apartamenti në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, dhuratë nga prindërit (2014).

Djali, pronar me 50 % i një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Vajza, pronare me 50 % e një garazhi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”

Djali, pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe trualli në Qerret të Kavajës

Vajza, pronare me 50 % e një shtëpie dhe trualli në Qerret të Kavajës, dhuratë nga prindërit.

Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë (2010).

Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro (2010).

Shtesë në llogarinë bankare në Intesa Sanpaolo Bank, shuma 4.605.196 lekë dhe 3.570 lekë (2009).

Pakësuar nga huadhënia e deklaruar më parë, shuma 4.500.000 lekë (2009).

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si guvernator i BSH, shuma 6.298.248 lekë (2009).

Honorare, Këshilli Mbikëqyrës i 2.737.800 lekë (2009).

Prenotim për apartament banimi me adresë Mali Robit me Shoqërinë “Epidam” Shpk, me deklaratë noteriale datë 26.3.2008, duke shlyer 50.000 euro, bashkëpronar së bashku me bashkëshorten, 50.000 euro

Toka arë sipërfaqe 840 m2 në të cilën bën pjesë truall 250 m2 dhe ndërtesë 80 m2 me adresë Farkë e Madhe, blerë me 17.12.2008, në shumën 8.000.000 lekë, paguar 2.000.000 lekë diferenca do të jepet në përfundim të procesit të regjistrimit të ZRPP Tiranë, shuma 8.000.000 lekë (2008).

Adriatik Llalla, ish-Kryeprokuror

Pasuria për 2017

Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2 për 1 125 000 lekë.

Blerë tokë arë me sipërfaqe 12 000 m2, me çmim 7 380 000 lekë.

Blerë tokë arë me sipërfaqe 3 000 m2, me vlerë 1 800 000 lekë.

Pakësuar llogaria bankare 87 984 euro, ndërsa gjendja aktuale është 52 711 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse e pagës me 1 689 996 lekë.

Pakësuar gjendja cash me 500 000 lekë.

Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 700 344 lekë.

Të ardhura nga raporti i barrëlindjes së bashkëshortit, 588 658 lekë.

Blerë automjet bashkëshortja, 4 800 euro.

Pakësuar llogaria rrjedhëse, 167 708 lekë.

Pasuria për 2016

Llogari bankare nga shitja e tokës, 140 695 euro.

Gjendje llogarie shtuar me 1 694 609 lekë.

Gjendje llogarie, pakësuar me, 1 909 917 lekë.

Kursime kesh, pakësuar me 1 500 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogarie, 168 703 lekë.

Shitur ullishte me sip. 3000 m2 në Mjull-Bathore, 249 000 euro.

Blerë tokë arë me sip. 4500 m2 në Tiranë, 4 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 861 320 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga, 836 216 lekë.

Babai, dëmshpërblim si ish i dënuar politik, 638 375 lekë.

Pasuria për 2015

Paga si Prokuror i Përgjithshëm në shumë 1 873 095 lekë.

Të ardhura neto nga qiradhënia e një pjesë të banesës, 1 200 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Ardjana Llalla të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën 961 145 lekë

Shtuar llogaria rrjedhëse me 902 845 lekë.

Shtuar llogaria rrjedhëse e zonjës Llalla me 20 000 lekë.

Pasuria për 2014

Paga si Prokuror i Përgjithshëm, 1 973 900 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të banesës, 1 000 000 lekë.

Aleksandër Muskaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë

Viti 2016

Të ardhura nga interesat bankare të llogarisë “Futura” në emër të fëmijës, 73 516 lekë. Gjendja e llogarisë bankare “Futura” në dt. 31.12.2016, 2 814 677 lekë.

Të ardhura bruto nga qiraja, 7 200 euro. Pas pagesës së tatimit në burim për vitin 2016 prej 164 700 lekë, të ardhurat neto janë 850 000 lekë.

Gjendja cash pakësuar me – 5 850 GBP, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 GBP, pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).

Gjendja cash pakësuar me – 15 000 euro, gjendja në dt. 31.12.2016, 0 lekë, pjesë e regjimit martesor, (50% me 50% me bashkëshorten).

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 1 432 euro, të ardhura këto të siguruara si pagesë për një trajnim nga COE, nga të ardhurat familjare dhe nga kreditimi prej 599 euro e qirasë, pjesë e regjimit martesor, (50 % me 50 % me bashkëshorten).

Viti 2015

Është mbyllur depozita Futura duke tërhequr shumë 2 515 000 lekë.

shitur bono thesari në shumë 4 300 000 lekë dhe transferuar me konvertim në dollarë në një depozitë ku janë 33 500 usd.

Krijuar cash nga depozita e hapur e djalit në vlerën 5 850 GBP.

shtesë e depozitës futura për vajzën me 240 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga bonot e thesarit, shtuar me 140 000 lekë.

Të ardhura nga interesat vjetore, të dy llogarive “Futura” të fëmijëve, 193 000 lekë.

Mirela Fana, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë

Viti 2015

Të ardhura nga depozita bankare 78 568 lekë.

Të ardhura nga qiraja 941 800 lekë.

Të ardhura nga pagesa e qirasë studio ligjore 297 500 lekë.

Bashkëshorti zoti Neshat Fana të ardhura nga puna zyra e avokatisë 7 893 500 lekë.

Bashkëshorti tërheqje nga një shoqëri tregtare 10 115 000 lekë ku nuk deklarohet arsyeja e tërheqjes.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga punësimi pranë Presidencës 807 560 lekë.

Vajza zonja Krisilda Fana të ardhura nga puna si pedagoge në universitetin BEDER 40 000 lekë.

Djali Frenki Fana të ardhura nga puna në PHOENIX-PETROLIUM sha 501 380 lekë.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 1 731 euro.

Gjendje në llogari bankare të bashkëshortit si person fizik 864 938 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare 938 831 lekë.

Bashkëshorti gjendje në llogari bankare si individ 831 euro.

Vajza gjendje në llogari bankare 30 134 lekë.

Vajza gjendje depozitë bankare 400 000 lekë.

Vajza llogari kursimi 21 513 lekë.

Djali gjendje llogari rrjedhëse 82 774 lekë.

Evelina Qirjako, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë

Viti 2016

Zonja deklaron një llogari me vlerë 153 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 me 64 euro dhe llogari bankare me vlerë 196 mijë, shtuar gjatë vitit 2016 me 987 euro. Gjyqtarja deklaron gjithashtu llogari me vlerë 56 mijë euro pakësuar me 41 814 euro, llogari 22 mijë euro, pakësuar gjatë vitit 2016 po me 22 mijë euro, llogari rrjedhëse 2 201 euro, pakësuar me 2 201 euro, llogari 13 919 euro, pakësuar me 9 113 euro, llogari rrjedhëse 373 euro, pakësuar me 373 euro, llogari rrjedhëse, 320 282 lekë, pakësuar me 320 282 lekë, llogari rrjedhëse, 2 508 USD, pakësuar me 2 508 USD etj. Gjatë vitit 2016, zonja thotë se ka shitur një apartament me sipërfaqe 67 m2, me vlerë 22 mijë euro. Anëtarja e Gjykatës së Lartë duket se ka edhe pasuri të tjera të paluajtshme, pasi nga dhënia me qira e pronave, vetëm për vitin 2016, deklaron 40 mijë euro si dhe 2 958 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e ambienteve.

Guxim Zenelaj, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë

Viti 2016

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 292.62 m2, burimi i krijimit: Kontrata e sipërmarrjes…

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 62 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 60.36 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 66.58 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 59 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 67.36 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 51.35 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 55 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 54.46 m2.

Apartament në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 61 m2.

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 15 m2

Pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, 218.06 m2. Origjina e kësaj pasurie: Kontratë datë 14.09.2007. Janë dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin, Lezhë. Vlera e blerjes së truallit 16 000 euro. Burimi i krijimit: Pjesë e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me çmim shitje 55 mijë euro. Paga dhe shpërblime si gjyqtar, 1 566 456 lekë.

Pensioni i nënës, 1 22 676 lekë.

Qira për objektin lokale dhe ambiente banimi në Shëngjin, 30 mijë euro

Petrit Fusha, ish-kryeprokuror i Tiranës

Viti 2015

Shtuar gjendja cash për vitin 2015, në shumën 11 mijë euro. Shkëmbyer apartament i deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Vresht me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë. Burimin kursime nga të ardhurat për vitin 2015. Llogari rrjedhëse në euro e kredisë në emër të Sanije Bulku Fusha, shtuar me 220 euro. Llogari rrjedhëse në lekë e kredisë në emër të Petrit Fushës, shtuar me shumën 110 741 lekë. Arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë. Arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit. Shitur arë me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Të ardhura nga paga si drejtues i Prokurorisë së Tiranës, 1 895 110 lekë. Të ardhura si anëtar i Këshillit të Prokurorisë, 40 500 lekë. Të ardhura nga qiraja e lokalit, 60 mijë euro. Kredi në emër të Sanije Bulku, 35 mijë euro, shlyer 27 mijë euro. Kredi në emër të Petrit Fushës, gjendje detyrimi 3 257 041 lekë. Sanije Bulku, bashkëshortja, llogari i pagës, shtuar 34 000 lekë. Të ardhura nga puna si specialiste pranë AMK, Bashkia Tiranë, 34,996 lekë. Aldi Fusha, djali, të ardhura si specialist pranë DPSHTRR, 127 500 lekë.

Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë

Bashkëshortja aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”.

Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro.

Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë.

Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 211 365 lekë.

Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 2 589 786 lekë.

Shitja e kuotave nga bashkëshortja në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 50 000 lekë.

Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro.

Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë.

Aksionere në shoqërinë përmbarimore “Sperd Solution”, 50% të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Kushtetueses

Kredi në bankë për blerje banese, detyrimi 2,116,816 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.

Gjendje në llogari, 399,460 lekë.

Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.

Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia-Hajdari, 1,261,752 lekë.

Ngjarja paraprake

Muaji i lindjes tregon se sa të aftë jeni në seks, ja kush kryeson

Ngjarja e ardhëshme

Vatikan, Papa Françesku: I keqardhur për armëpushimin e brishtë azero-armen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian