60 mijë njerëz evakuohen për shkak të zjarrit në Kaliforni

Zjarri që po përhapet me shpejtësi, shkaktoi
evakuimin e 60 mijë banorëve të Kalifornisë Jugore dhe qindra-mijëra njerëz në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballën me ndërprerje të energjisë për të
dytën ditë me radhë për shkak të rrezikut të lartë të zjarreve të shkaktuar nga
erërat e forta, transmeton Gazeta Sinjali.

Kërcënimet e fundit
vijnë gjatë sezonit më të keq të zjarreve në Kaliforni, e cila deri më tani ka
djegur më shumë se 1.6 milionë hektarë tokë, me mijëra shtëpi të shkatërruara
dhe 31 jetë të humbura.

Paralajmërimet janë
lëshuar në pjesën më të madhe të Kalifornisë për shkak të erërave ekstreme që
mund të prodhojnë goditje me shpejtësi prej 113 deri 129 km/orë, njoftoi
Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.

Pas erërave të thata
dhe të dhunshme në Santa Ana që frynin nga shkretëtira, flakët e mbartura nga
era intensifikuan zjarrin në Silverado që shpërtheu herët sot dhe u përhap
shpejt në 809 hektarë të Orange County.

60.000 njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë e tyre në zonën e Irvine, ndërsa Silverado u tërbua përgjatë kanioneve pranë maleve të Santa Ana, por fatmirësisht nuk ka raportime për viktima ose dëme materiale. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Sa është i kënaqur Blerim Bexheti me emërimet në Qeveri?

Ngjarja e ardhëshme

Abdul-Selam Selami falënderon mediat për promovimin e aktiviteteve në zhvillimin rural

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian