6 ushtarë kamerunë vriten gjatë sulmit nga kryengritësit islamikë

Të paktën gjashtë ushtarë kamerunas janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi nga kryengritësit islamikë në një postbllok të ushtrisë në veriun e largët të vendit, ka njoftuar transmetuesi shtetëror i këtij shteti.

Ky është ndër sulmet më vdekjeprurëse në muajt e fundit në Kamerunin Verior, i cili së bashku me Nigerinë dhe Çadin fqinj, ka vite që lufton me grupin militant Boko Haram dhe së fundmi me militantët e lidhur me Shtetin Islamik.

Televizioni shtetëror ka raportuar numrin e të vdekurve në Twitter, por nuk kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me sulmin.

Ndërkaq, dy burime ushtarake që kanë kërkuar anonimat kanë thënë për Reuters se të paktën tetë ushtarë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

I plagosuri në gjendje kritike për jetën, plumbi i kaloi pranë zemrës

Ngjarja e ardhëshme

Dhurata Dora dhe Noizy kanë një tjetër surprizë për fansat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian