6 shenja që tregojnë se ish-partneri nuk e ka kaluar ndarjen me ty

Miksi i emocioneve që shoqërojnë ndarjen është shumë kompleks për t’u shpjeguar. Zemra e thyer do kohën e saj për t’u shëruar dhe secili prej nesh zgjedh ta përballojë ndryshe.

Disa e pranojnë dhe thjesht presin në mënyrë natyrale që kohë t’i shërojë plagët, ndërsa të tjerë zgjedhin të shtiren.

Pak muaj pas ndarjes ju do të shihni një sjellje të çuditshme të tyren, ku thjesht do kuptoni që po pretendojnë se ju kanë harruar dhe s’ka më asnjë grimcë tuajën në jetën e tyre.

1. Duken shumë po shumë mirë!

Veçanërisht nëse keni qenë në një lidhje të gjatë dhe e shihni krejt papritur që pas ndarjes është “shumë po shumë mirë”, me shumë gjasa s’është vërtet. Sipas ekspertëve, thjesht nuk duan të duken “të dobët” dhe zgjedhin të përdorin armën tjetër që thotë: “Ndarja s’ndikoi mbi mua, shpresoj të më shohësh si jam dhe të më kërkosh sërish.” Rasti klasik!

2. Janë akoma të nxehur me ju

Inati tregon se pala tjetër është akoma me zemër të thyer. Ndjenjat e tij/saj janë lënduar dhe ndarja vazhdon të ndikojë tek ata. Në fakt, është normale që pas ndarjes të dyja palët të jenë të inatosur, aq më tepër nëse ndarja s’ishte miqësore. Nëse ish-it tënd as pas shumë kohësh nuk i ka kaluar inati, do të thotë se të mendon ende rregullisht, prandaj merre shtruar.

3. Ata mohojnë ndarjen

Mohimi është një tjetër shenjë që tregon si ish-partneri nuk të ka harruar ende. Ai vazhdon të telefojë apo të bëjë plane me ty pavarësisht se nuk jeni më në një lidhje. Eshtë shpresa që e mban për një rikthim të mundshëm të romancës.

4. Janë akoma të përfshirë në jetën tuaj

Nëse vazhdojnë interesohen me kë po dilni, me kë jeni lidhur, si shkon puna juaj, etj, etj, me shumë gjasa s’kanë bërë asnjë hap para që pas ndarjes. E njëjta gjë vlen edhe në rastin kur ju japin informacion të panevojshëm për jetën e tyre dashurore, në një moment kur si pyet askush.

5. Ti je temë bisede në çdo tavolinë ku ndodhet ai

Padashje ose jo, kur ish-partneri të përmend dhe flet për ty edhe kur t’i nuk je në të njëjtin ambient me të do të thotë se të mendon ende dhe s’e ka kaluar ndarjen.

6. Po përpiqen shumë të jeni miq

Nëse s’mund të përfshihesh me dikë në mënyrë romantike, miqësia të duket si opsion i mirë për ta patur prezent praninë e tij/saj. Në fakt, kjo s’është aq e thjeshtë sa thuhet me fjalë. Miqësia mes ish-parterësh hap më shumë telashe pasi me shumë mundësi njëri prej jush është ende zemërthyer dhe jeton me shpresën e rikthimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xhaçka takohet me Gërvallen në Mynih, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Jo vetëm Ukrainën/ Rusia po përgatit një sulm edhe ndaj këtij shteti – mësohen detajet

Të fundit nga