6 persona qëlluan me shkopinj policin Madani, kur po shkonte në ditëlindje e djalit

David Madani, efektivi i arrestuar për plagosjen e dy kolegeve te tij në Mamurras ditën kur ndodhi ngjarja me 13 prill po nxitonte të linte shërbimin pasi djali i tij i vetëm kishte përvjetorin e 15.

Ndonëse ai kreu detyrën, 6 persona nuk e lanë të shkonte pranë familjes, 3 prej të cilëve ende të paidentifikuar. Pas dëshmisë së dhënë para hetuesve 45-vjecari tha se në mëngjes në orën 9 e 30 ishte thirrur nga shefi i stacionit të policisë Eduard Hoxha i cili i kishte thënë se do shkonin në një kontroll.

Së bashku me kolegun e tij Ilir Zeka u nisën pas makinës private të shefit dhe ndaluan në lokalin në pronësi të Lek Fufit. Gjatë hyrjes në lokal ata janë përballur me një person i identifikuar si Mir Fufi e që më pas rezultoi se ishte Nikoll Vorfi me identitet të ndryshuar.

Pas debatit të tij me Eduard Hoxhën, Fufi është shoqëruar në komisariat ndërsa sqarimi i rrethanave të ngjarjes është bërë nga kreu i stacionit të policisë.

Kur mbaroi turnin, efektivi David Madani nga Tropoja u vesh civil dhe u nis për në shtëpi. Kur ka qenë në qendër të qytetit dy automjete njëri Porche Cayenne dhe tjetra një Audi Q5 erdhën me shpejtësi dhe prej tyre dolën 6 persona me shkopa bejzbolli.

Prej tyre Madani njohu vetëm Mir Fufin i cili ndonëse u shoqërua u la i lirë pas sqarimit me shefin policisë, Eduard Hoxha. I gjendur përballë këtij sulmi Madani nxori armën e shërbimit paralajmëroi, qëlloi dy herë në ajër që agresorët mos ti afroheshin. Pavarësisht kësaj ata e sulmua duke e goditur me shkopinj.

45-vjecari tha para hetuesve se gjatë kohës që goditej me shkopa bejsbolli në mënyrë të pavullnetshme arma u shkrep dhe 3 herë të tjera. Sipas dëshmisë rastësisht në vendngjarje ka qenë patrulla e rendit e turnit të dytë e që mbetën të plagosur.

Madani akuzohet për dy vepra penale nga shërbimi për çështjet e brendshme ndërkohë që policia e shtetit ende nuk ka identifikuar 3 agresorë të tjerë.

Nga ana tjetër efektivët që ndodheshin aty ndonëse njëri prej tyre u plagos nga një plumb rikoshet nuk kanë njohur asnjërin prej agresorëve. E vetmja dëshmi në prokurori është e policit Madani i cili nuk mundi të festojë ditëlindjen e 15 të të birit.

Ngjarja paraprake

Zbulimi amerikan: Tërheqja nga Afganistani mund të përbëjë “rrezik të konsiderueshëm”

Ngjarja e ardhëshme

“Futbolli më bëri të vuaj, do të ndryshoj jetën time pas tij. Paraja nuk blen shoqëri dhe familje”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian