59-vjeçari vret vëllanë me thikë, shkon në polici: Kam ardhur të dorëzohem, e qëllova disa herë

Një tragjedi ka ndodhur pak orë më parë në zonën e Patisisë, kur një 59-vjeçar ka vrarë vëllain e tij 69-vjeçar, duke e qëlluar disa herë me një send të mprehtë.

Sipas informacioneve të Policisë, autori është arrestuar pasi kishte rrëfyer vetë në polici krimin e bërë.

“Kam ardhur të dorëzohem se kam vrarë vëllanë”, tha ai në polici.

Fatkeqësisht 69-vjeçari u gjet i pajetë brenda banesës dhe ishte tepër vonë kur arriti ndihma.

Krimi brutal ndodhi në banesën në rrugën Kavtatzoglou 15 në Patisia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BDI-ja është e vetmja parti që njëzetvjet radhazi punësoi rininë shqiptare jashtë vendlindjes

Story i radhës

De Ligt: Për mua ky ishte viti më i mirë në aspektin personal

Të fundit nga