5850 vaksina nga Fajzer do të mbërrijnë në shkurt

Republika e Maqedonisë së Veriut, do të marrë 800.000 vaksina kundër Kovid-19, nga prodhuesi Fajzer nga të cilat 5850 do të mbërrijnë në shkurt, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, ka siguruar vaksina për gjithë vitin 2021. Marrëveshja është definuar në mëngjesin e sotëm në bisedë telefonike të ministrit Filipçe dhe përfaqësuesit të lartë të kompanisë prodhues të vaksinave kundër Kovid-19. 5850 dozat e para të vaksinave të Fajzerit do të mbërrijnë në shkurt, pastaj vijon dërgesa ne sasi më të madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 në mënyrë shtesë do të konfirmohet”, bëri të ditur në mëngjesin e sotëm Ministria e Shëndetësisë.

Vendi ynë, shtohet në kumtesë, në kohë filloi me përgatitjet për vaksinim kundër Kovid-19 dhe infrastruktura ekzistuese funksionale dhe e vendosur mirë në shëndetësi ku deri tani kryhet vaksinimi për sëmundje të tjera, është gati për imunizim kundër koronës.

Vaksina e Fajzerit ruhet në frigoriferë në -70 gradë Celsius, ndërsa frigoriferët e tillë në vendin tonë do të mbërrijnë këtë muaj.

Agjencitë mjekësore rregullatore EMA evropiane dhe FDA amerikane kanë dhënë miratim për vaksinën e Fajzerit.

 

Ngjarja paraprake

Pas puthjes, publiku kërkon largimin e Atdheut nga emisioni dhe ofendon rëndë Anën

Ngjarja e ardhëshme

Më shumë se gjysma e popullsisë në Sudanin e Jugut përballet me rrezikun e urisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian