581 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka aktualisht 581 raste aktive me COVID-19.

Kështu u bë e ditur nga mbledhja e Komitetit të Gjilanit për Menaxhimin dhe Parandalimin e përhapjes së COVID-19.

E, duke parë këtë numër në rritje zyrtarët e komunës kanë apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit.

Ngjarja paraprake

Gjyqtarët e Kosovës po vazhdojnë me paraqitje të rregullta në ndeshje të kupave evropiane

Ngjarja e ardhëshme

Shkupi dhe Ohri si Amsterdami, plani i Zaevit për legalizimin e marijuhanës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian