53 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

53 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Sipas njoftimit të spitalit bëhet e ditur se gjashtë nga këta pacientë janë në respirator (CPAP), 38 pacientë të tjerë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë shëruar tre pacientë të prekur me koronavirus.

“290 pacientë kanë kryer analiza, dhe në total kanë bërë 4,450 analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa janë kryer 12 operacione”, u tha në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës janë kryer katër lindje, dy nga këto lindje ishin normale dhe dy me prerje cezariane.

“Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore”

Ngjarja paraprake

Kuvend, seancë për pyetjet e deputetëve

Ngjarja e ardhëshme

Eksperti i gjykimit, Andujar: Kartoni i kuq i Atalantas i tepërt, i verdhi do të mjaftonte

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian