“52-vjeçari ishte në gjendje të…”/ Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Personi i tretë që i dha fund jetës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është një 52 vjeçar nga Tropoja. Burri është hedhur nga dritarja e katit të katërt të këtij spitali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kanë qenë mjekët ata që kanë lajmëruar policinë rreth orës 03:10 minuta të mëngjesit të kësaj të diele.

“News 24” bën me dije se burri ka qenë i shtruar prej rreth një jave në këtë spital dhe në katin e katërt qëndrojnë zakonisht ata pacientë që janë në gjendje më të rënduar psikologjike.

Nga dyshimet parapraket është kryer në kushtet e rënduara psikologjike, ndërsa burri mësohet se nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor më herët. Hetuesit do të kryejnë një analizë më të thelluar të kartelës mjekësore të tij.

Ngjarja paraprake

Rritja e rasteve me Covid-19, edhe Portugalia vendos masa shtrënguese anti-Covid

Ngjarja e ardhëshme

Mot me diell dhe vranësira mesatare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian