50% e popullsisë në Tiranë imune ndaj Covid-19, Gjinushi: Nis dhe bie pandemia

Ditën e sotme Akademia e Shkencave publikoi një studim lidhur me pandeminë Covid-19. Sipas saj, rreth 50% e qytetarëve të Tiranës kanë arritur “imunitetin e tufës”.

Për të folur mbi këtë studim, i ftuar në Ora News ishte kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

“Sapo kemi ngritur njësitë e reja kanë ndodhur edhe ngjarjet e mëdha. Kështu ka ndodhur me tërmetet sepse ngritëm një njësi për sizmiologjinë dhe për problemet e gjeo-fizikës dhe asaj iu desh të përballonte probleme që lidheshin me pasojat e tërmetit dhe futjen e eurokodit 8 në ndërtime.

Në fillim të vitit u ngrit edhe Njësia e Bio-Shkencës dhe Gjenetikës. U ngrit në shkurt, në mars filluan efektet e para të pandemisë në Shqipëri dhe Europë. Një nga angazhimet e kësaj njësie, në bashkëpunim edhe me mjekësinë, ku ka mjekë që janë në linjën e parë të luftës me virusin. Gjatë debateve dhe diskutimeve në ndjekje të pandemisë lindën edhe idetë e projekteve të caktuara.

Njësia jonë vendosi të merrej me testet seriologjike në popullatë, të cilat Ministria e Shëndetësisë i ka bërë për personelin mjekësor, pra për pjesën më vunerabël, që është më në kontakt me sëmundjen, pandeminë dhe është më e rrezikuara. Testi seriologjik bëhet për të parë ata që qoftë e kanë kaluar sëmundjen dhe për të parë krijimin e anti-trupave, qoftë edhe për persona që bien në kontakt me virusin por nuk dinë gjë.

Edhe studimet e tjera tregojnë se nëse ke dedektuar 1000 persona që kanë Koronavirus, gati 10 fishi janë ata që e kanë kaluar dhe ndërkohë kanë krijuar edhe anti-trupa.

Kur u bë testimi i parë ishte 1%. Ka qenë dikur nga maji. Dikur nga korriku ka dalë 6-7%. Është bërë për qytetin e Tiranës sepse Tirana është edhe epiqendra. Kurse studimi i fundit ka nxjerrë që qyteti i Tiranës është gati te 50%. Që do të thotë kanë krijuar anti-trupa nga kontakti me virusin”, u shpreh Gjinushi.

Matilda Mcini: Çfarë do të thotë kjo?

Skënder Gjinushi: Imunitet tufe quhet momenti kur shkalla e shtrirjes ose e popullatës që ka imunitet, është e tillë që virusi nuk përhapet më. Virusi përhapet për sa kohë një i sëmurë infekton më shumë se një person. Për Koronën llogaritet që është diku te 2.5. Ndërsa kur arrihet imuniteti i tufës atëherë i infektuari sëmur më pak se një. Që në këtë moment kur një i sëmurë nuk e përcjell te të paktën një person tjetër, atëherë fillon dhe bie pandemia. Kjo popullatë nuk e përhap sëmundjen. Ka vetëm raste të izoluara.

Ngjarja paraprake

Zaev: Çdo qytetar do të ketë të drejtë të kultivojë dy-tre rrënjë kanabis për nevoja të veta

Ngjarja e ardhëshme

Dashuria, karriera, shëndeti, financat/ Ja si do të jetë viti 2021 për Luanin, Virgjëreshën, Peshoren dhe Akrepin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian