5 veprimet që të pëlqejnë shumë, por partnerit i duken qesharake

Është e sigurt që asnjëherë nuk do ta kuptojmë dot çfarë mendojnë vërtet burrat për gjininë e kundërt. Kjo ka edhe anën pozitive, pasi kështu ruhet edhe magjia mes të dyve. Gjithsesi, ne nuk kërkojmë të futemi në thellësinë e mendjes së tyre, por të kuptojmë pak a shumë se çfarë pëlqejnë dhe çfarë jo. Edhe pse mund të themi që disa gjëra bazë i dimë, ka disa veprime që ne vazhdojmë t’i bëjmë sepse na pëlqejnë, pa e ditur që ata bezdisen.

Më poshtë do të gjeni një listë për të kuptuar më mirë disa situata:

Postime pa fund në rrjetet sociale. Mbase të pëlqen që çdo aktivitet ta pasqyrosh në rrjetet sociale për sa më shumë pëlqime, komente, por duhet të dish që meshkujt zakonisht nuk merren me jetën sociale. i vetmi rast në të cilin ata mund të hyjnë të shikojnë profilin është kur sapo jeni njohur, për të kuptuar më shumë rreth jush ose për të parë ndonjë foto plazhi. Epo… Nëse je duke postuar për atë, më mirë mos e bëj, sepse e vetmja gjë që do arrish është të bëhesh e mërzitshme.

Teprimet me kujdesin estetik. Është shumë gjë e mirë të kujdesesh për pamjen tënde, por vetëm në rastet kur e bën për t’u ndier mirë me veten. Sepse nëse e bën për meshkujt, të jesh e sigurt që nuk do të funksionojë. Si ta themi më thjesht? Kur vishesh për të rënë në sy, sigurisht që do të biesh, por vetëm kaq! Nuk ke për të gjetur asnjë djalë, sepse gjysma e tyre do të të tallin dhe gjysma tjetër do të konsiderojnë si jo serioze. Nuk e themi ne, fjalët e tyre transmetojmë.

Mënyra baby talk. Kjo nuk është se nuk u pëlqen vetëm meshkujve, por edhe shumë vajzave “normale”. Sado naze që të bësh, duhet ta mposhtëtsh këtë lloj të foluri.

Vajzat që dehen. Nuk e dimë pse ka qarkulluar diçka e tillë, por të jeni të sigurta se një vajzë që pi më shumë se një djalë nuk është e pëlqyer. Nëse keni dëgjuar për masën, aplikojeni!

Sekretet. Është gjë e mirë të mos hapesh menjëherë te një djalë që sapo ke njohur, por edhe misteri i tepruar bëhet shumë i lodhshëm dhe acarues. Kështu që lëreni tipin ‘femme fatale’ dhe flisni në mënyrë normale.

Ngjarja paraprake

Driton Bajraliu: Policia serbe më kapi në rrugë, donte që më zor të më dërgonte në ushtri...

Ngjarja e ardhëshme

SHBA, rriten çmimet e produkteve bujqësore

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian