5 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, IRSH në Prizren dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 694 raste, prej tyre, 543 janë shëruar, 41 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 110 raste.

Ngjarja paraprake

Kim Kardashian shkëlqen në fotosesion e ri për markën “KKW Flagrance”

Ngjarja e ardhëshme

Nuk mjafton goli i Tomës kundër Club Brugge-s

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian