5 mënyra për të bërë gjumë më të mirë sonte (dhe çdo natë tjetër)

Rëndësia e një gjumi të mirë është thelbësore përgjatë gjithë kohës kur jemi zgjuar. Një gjumë i mirë do të thotë më shumë energji, më shumë përqendrim  dhe më shumë produktivitet gatë ditës.

Psikologët sugjerojnë 5 këshilla të rëndësishme që duhet të aplikoni për një gjumë më të mirë, të cilat kanë funksionuar shkëlqyeshëm për ta!

#1

Bëni një inventar të mjeteve dhe mobiljeve tuaja. Sa vjeçar është dysheku dhe shtrati ku flini? Ndoshta është koha për një dyshek të ri. Teknologjia e dyshekëve ka bërë një rrugë të gjatë në tridhjetë vitet e fundit. Investimi në një shtrat dhe jastëk që përshtaten në mënyrë të përsosur me llojin e trupit tuaj mund të bëjë një ndryshim të mdh.

#2

Bëjeni shtratin tuaj “një vend tërheqës”. Mendojeni si një vend të shenjtë, një vend të sigurt dhe privat, ku mund të gjeni paqe. Ndërroni çarçafët dhe spërkasni ambientin me një aromë që ju pëlqen.

#3

Shmangni alkoolin dhe kafeinën e tepruar, veçanërisht para se të flini. Të dyja zvogëlojnë ndjeshëm mundësitë për gjumë të thellë. Nëse ju duhet me patjetër një sasi kafeine, pijeni më herët se zakonisht dhe zvogëloni sasinë.

#4

Fikni kompjuterin dhe celularin të paktën një orë para se të shkoni shtrat. Vizatoni një vijë mes botës suaj elektronike dhe asaj të gjumit dhe në mbrëmje, qëndroni në anën e gjumit. Vendoseni celularin larg shtratit tuaj dhe mbani një hapësirë sa më të madhe nga elektronika.

#5

Provoni të flini më herët. Pra, shtrihuni në shtrat më herët se zakonisht . Kështu i jepni më shumë kohë vetes, për të “qëndruar zgjuar në shtrat”.

Një këshillë bonus: Mbani një ditar ëndrrash pranë shtratit për të shkruar ëndrrat që shihni. Gjasat janë që më vonë do i harroni dhe s’do keni më mundësi t’i shkruani apo t’i rikujtoni. Kjo mund të jetë një nxitje e mirë psikologjike për t’ju bërë të shkoni me dëshirë në shtrat.

Ngjarja paraprake

Krimi i dyfishtë në Tiranë, ndodhi në sy të fëmijëve/ Drejtori i policisë: Autori la automatikun në banesë dhe ia mbathi nga prapa pallatit

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia nxiti vetëvrasjet, 30 persona i morën jetën vetës për 10 muaj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian