5 gjëra motivuese, për të nisur mbarë ditën…

Ka momente të ditës që ne nuk jemi në formën tonë më të mirë dhe nuk japim maksimumin.

Për të larguar këtë gjendje që ju kap duhet të ndiqni disa hapa:

Mos hapni që në mëngjes rrjetet sociale
Kohët e fundit shumica e njerëzve, sa zgjohen hapin rrjetet sociale për të parë se çfarë ka ndodhur me jetën e të tjerëve. Mos u fiksoni, sepse kjo do ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore, në vazhdimin e ditës.

Bëni ushtrime fizike
Nëse do merreni me aktivitet sportive në një moment të kohës suaj, kjo do ndikonte për mirë në gjendjen tuaj psikologjike. Do ndiheni më të gjallë dhe të motivuar.

Mos takoni njerëz që ju përcjellin energji negative
Rastis që ju fton për t’u takuar dikush që nuk e pëlqeni. Në këtë rast, mundohuni ta shmangni sa më shumë. Nuk ju duhet një person i tillë në jetën tuaj!

Planifikojeni ditën tuaj
Të planifikosh gjithmonë është mirë, pasi e ke idenë si do e shpenzoni kohën tuaj. Ju nuk do ndiheni të pasigurt për gjërat që bëni, prandaj do motivoheni më shumë.

Lexoni shprehje motivuese
Autorë të ndryshëm kanë lënë për të gjithë shprehje motivuese. Bëni mirë, të lexoni çdo ditë disa prej tyre, pasi do ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Ngjarja paraprake

U raportua se kanosi me armë gjahu një person në Vlorë, policia sqaron “konfliktin”

Ngjarja e ardhëshme

Afganistan, vriten tre policë në një sulm të armatosur

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian