5 gabimet që duhet t’i shmangni gjatë shitjes

Mësimi i hapave të gabuar është hapi i parë i madh që të kuptoni të duhurit.

Rreth 30 njerëz u trajtuan për djegie pasi ecën në thëngjill të nxehtë gjatë seminarit të vetë-ndihmës së Tony Robbins ‘’Unleash the Power Within’’ në Dallas më herët. Ju nuk keni pse të ecni në thëngjill të nxehtë për të pasur më shumë fuqi, por ju duhet të ndërmerrni më shumë veprime dhe të bëheni më të fiksuar.

Në moshën 25-vjeçare unë u fiksova që të bëhesha një profesionist i vërtetë në karrierën time si shitës i makinave. Unë mësova artin e shitjes duke u angazhuar dhe duke investuar në veten time. Fiksimi im më dërgoi nga i varfër në milioner nën moshën 30 vjeçare. Unë mësova se kishte disa gjëra të cilat duhej t’i bëja mirë që të bëja më shumë shitje, por gjithashtu kishe shumë gjëra të cilat duhej t’i shmangja. Unë dua t’i ndaj pesë gabime të cilat nuk duhet t’i bëni në botën e shitjeve:

Përdorja e një qasjeje të zakonshme

Si lidheni me një konsumator, çfarë thoni? Ju duhet gjithmonë të dini saktësisht se çfarë do të thoni dhe ku do të shkoni pastaj. Mos improvizoni.

Të mos merrni përgjigje

Ky është një problem i madh për shumë shitës. Nëse nuk mund të merrni përgjigje nga njerëzit ju nuk mund të bëni marrëveshje me ta. Nëse unë nuk mund të kontrolloj pyetjet dhe pranimin e përgjigjeve, jam në probleme. Ju duhet të merrni përgjigje ndaj pyetjeve tuaja.

Mosbërja e pyetjeve

Mos u brengosni se do t’i ofendoni. Buxheti i tyre është biznesi juaj. Nëse do të prishni marrëveshjen, bëjeni sepse e dini se çfarë po bëni. Bëni pyetje të cilat kanë nevojë për një përgjigje. Gjëja e vetme më e keqe se sa të mos merrni përgjigje nga konsumatorët është të mos ju bëni pyetje atyre.

Kërcimi menjëherë tek çmimi

Ju kaloni në çmim para se të vendosni nëse produkti përshtatet me nevojat dhe dëshirat e blerësit. Ju nuk duhet të bëni këtë gjë, filloni gjetjen e fakteve dhe vlerësoni nevojat e personit.

Duke u treguar automatik

Kur mësoni diçka të re nuk është e rrjedhshme, është e sikletshme. Merr ushtrime. Për të pasur rrjedhshmëri kërkon përsëritje. Ju nuk duhet të tregoheni robotikë. Të qenit i mrekullueshëm në shitje kërkon ushtrime të shumta.

Për t’u bërë të mirë në shitje ju duhet të dini lojën. Mungesa e përkushtimit në shitje është përbërësi më i madh i cili mungon që shitësit të marrin atë që dëshirojnë. Ju duhet të zhvilloni aftësi sepse ju nuk keni lindur me to. Nëse nuk ushtroni ju do të bëni gabime dhe do të humbisni shitjet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

Story i radhës

Shvercerat mobilizohen të kërkojnë Anisën dhe Melisën

Të fundit nga