5 fakte që do ua ndryshojnë mendimin që keni tani për jetën tuaj

Faktet që do të lexoni më poshtë, do t’ju tregojnë se para se të lini rastësinë apo fatin në dorë të gjithçkaje që ju ka ndodhur apo ju ndodh, fusni pak më tepër logjikën në punë. Gjithçka është shkak-pasojë, por jemi ne ata që ndonjëherë refuzojmë t’i shohim gjërat si janë. Faktet në vijim do t’ju ndihmojnë t’i shihni gjërat më qartë dhe do ta keni më të thjeshtë të merrni drejtimin e duhur të jetës, duke ndjerë më shumë kuptim dhe përmbushje në ditët tuaja.

Fakti 1:Fundi i një historie nuk ndodh prej shansit, kurse fillimet po

Fillimet përgjithësisht janë përgjegjëse për çfarë do të ndodhë më vonë, por kur diçka mbaron, ti në mendjen tënde nis të procesosh se çfarë i bëri gjërat të arrinin drejt këtij fundit. Pra, nuk ndodhi asgjë prej shansit.

Fakti 2: Ka një ndryshim mes fatit dhe rastësisë

Kur një ngjarje ndodh pa ndonjë arsye dhe ti nuk i jep dot shpjegim, atëherë me shumë gjasa e quan rastësi nësee s’është shumë e rëndësishme për ty. Kur në fakt, një rastësi e gabuar, kohë e gabuar apo një këmbë që thyhet papritur, i atribuohet fatit të keq për shkak të domethënies që merr. 

Fakti 3: Mund të merrni njohuri shumë të rëndësishme edhe pa u përpjekur shumë

Kjo i përket vëzhgimit të saktë. Mendoni pak sa shumë aftësi keni fituar aksidentalisht. Sa shumë gjëra keni zgjidhur vetëm nga nevoja për t’i bërë në një moment të caktuar. Shansi ndonjëherë punon në favorin tënd në mënyra nga më të papriturat.

Fakti 4: Po sikur të mos fshihet as fati dhe as shansi pas gjërave që na ndodhin?

Mendoni pak për këmbën e thyer papritur. Ju e quani si fat të keq, por ka shumë gjasa që në momentin kur ndodhi ju të keni qenë të shpërqëndruar, duke u marrë me gjëra të tjera apo duke mbajtur pesha që s’duhet t’i mbanin. Pra, thyerja është thjesht pasoja e një shkaku që ekziston.

Fakti 5: Njerëzit parapëlqejnë t’i ka kalojnë tranzicionet e jetës gjithmonë në terma rifillimesh

E keni vënë re që sa herë doni të ndryshoni diçka në jetë thoni “kapitull i ri” kur në fakt janë copëzat e gjithë çfarë ndodhi ato tek të cilat duhet të fokusoheni. Çfarë ju bëri të merrnit drejtim nga e djathta dhe jo e majta?

Pse zgjodhët pikërisht orientimin që zgjodhët?

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Banditët kanë nxjerrë emra ministrash dhe deputetësh”, Berisha: Po pengohen marrëveshjet e ekstradimit

Story i radhës

Reali gjithnjë më afër Aurelien Tchouameni

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish