46 ditë pas humbjes së nënës, Melinda Ademi vjen me një mesazh në rrjete sociale

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, prej disa javësh është shkëputur nga rrjetet sociale.

Kjo pas vdekjes së nënës së saj, e cila ndërroi jetë në fillim të muajit mars nga kanceri i gjirit.

Ajo është rikthyer me një postim në Instagram 46 ditë pas vdekjes, me anë të të cilit falënderon të gjithë për përkrahjen e fjalët e mira që ka pranuar këtë periudhë të vështirë.

Krijuesja e hitit “X5” thotë se do të vazhdojë ëndrrën e të ëmës për muzikë dhe se u premton fansave se nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

Ky është postimi i plotë i Melindës

“Përshëndetje fansa, kolegë dhe shokë e shoqe. Sot janë bërë 46 ditë që nga vdekja e nënës time dhe pas shumë mesazheve e në pamundësi të ua kthej secilit person, dua të iu falënderoj me gjithë zemrën të gjithëve për përkrahjen e madhe dhe vullnetin që ma keni dhuruar me çdo mesazh të mirë dhe të ngrohtë që më keni dërguar.

Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do të vazhdojë me plot vullnet dhe u premtoj se do të kthehem edhe më e fortë se kurrë.

Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa juve nuk do isha këtu dhe ju premtoj që nuk do të iu dëshpëroj në asnjë mënyrë.

Shihemi shumë shpejt”. 

Ngjarja paraprake

Dikur gjyqtari i njohur në Kosovë, sot në Jezerc i kullot dhitë

Ngjarja e ardhëshme

Izraeli dhe Greqia arrijnë marrëveshjen e mbrojtjes me vlerë 1,65 miliard dollarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian