45 ton kokainë brenda vitit nga Brazili në Evropë/ EUROPOL godet grupin kriminal, sekuestrohen 12 mil.€, 45 të arrestuar

Mbi një mijë oficere policie me mbështetjen e EUROPOL, kryen një bastisje të koordinuar në orët e para të mëngjesit kundër anëtarëve të një grupi kriminal për trafikimin e kokainës nga Brazili në Evropë.

Si rezultat i këtij mega-operacioni policor u sekuestruan 12 milionë euro para të gatshme, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe qindra jahte, makina luksoze dhe 37 avionë.

Sipas EUROPOL, kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Evropë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milionë euro.

Ky operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet portugeze, ato belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjencitë nga tre kontinente të ndryshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 45 persona, në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2)./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Domatet mbeten në sera/ Fermerët e Urës Vajgurore: Pikat e grumbullimit nuk i mbledhin më

Ngjarja e ardhëshme

“Beqarët peshojnë dy kg më pak se të martuarit”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian