45 ton kokainë brenda vitit nga Brazili në Europë, Europol godet grupin kriminal, sekuestrohen 12 milionë €

Një operacion i zhvilluar në disa shtete i kryesuar nga Europol ka çuar në goditjen e një prej grupeve më të mëdha në trafikun e kokainës nga Brazili në Europë.

12 milionë euro, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve është bilanci i këtij operacioni.

Paratë cash janë kapur në Portugali ndërsa pjesë e hetimeve ka qenë edhe Holanda, Spanja, Dubai e Belgjika.

Sipas Europol ky grup i rrezikshëm kriminal që kryesisht kishte veprimtari të shtrirë në Portugali, Holandë, Spanjë, Belgjikë,Brazil dhe Dubai arrinte të fuste në Europë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milionë euro.

Ngjarja paraprake

Shuhet ikona e artit figurativ, Meli Zenku

Ngjarja e ardhëshme

Largimet e drejtorëve të Kadastrës në Vlorë, Lame: Ka pasur presione, do të ketë sërish ndryshime

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian