40 milionë euro për 2.2 km/ Agron Shehaj publikon videon, histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie

40 milionë euro për 2.2 km/ Agron Shehaj publikon videon, histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie

Ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka shpërndarë një video në Facebook dhe bën thirje që ta shpërndajnë sa më shumë, duke ju rikthyer edhe një herë aferës te Unaza së re, ku 2.2 km kushtojnë 40 milionë euro.

Sipas tij, ai projekt është rasti tipik i korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Kaos, mashtrime, gënjeshtra, falsifikime dokumentesh, shkelje e të drejtave të njeriut, shkelje kushtetuese.

Afera e “Unazës së Re” është një histori e pastër korrupsioni dhe pandëshkueshmërie. Rama, Gjiknuri dhe Qëndro nuk u hetuan apo gjykuan kurrë nga drejtësia dhe vazhdojnë të abuzojnë me paratë e shtetit shqiptar.

Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria janë problemi kryesor i Shqipërisë. Nëse përgjegjësit nuk dënohen atëhere Shqipëria nuk ka për t’u bërë kurrë një vend i zhvilluar dhe perëndimor.

Mos harro çfarë ndodhi. Mos beso asnjë fjalë nga kjo qeveri.

Shpërndaje këtë video!

Ngjarja paraprake

15 viktima dhe 628 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i UEFA-së, ja arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian