4 viktima dhe 168 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 në 24 orët e fundit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Po sipas kësaj ministrie, janë regjistruar edhe 168 raste të reja dhe 94 të shëruar nga 943 teste të bëra.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 14 në Korçë, 12 në Shkodër dhe Durrës, 8 në Krujë, 7 në Kavajë, 6 në Tropojë, 4 në Shijak, 3 në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 në Vlorë dhe Klos, dhe nga një rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, katër qytetarë, një 64-vjeçar nga Shkodra, dy 67-vjeçar, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja, dhe një 68-vjeçar nga Kuçova.

Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 15.399 raste, prej tyre 9.500 janë shëruar, 5.479 janë raste ende aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 420 persona.

Ngjarja paraprake

Infektimi i njerëzve nga COVID 19 në Botë po përhapet me të madhe, Franca shënon rekord të ri

Ngjarja e ardhëshme

Rëndohet situata te Interi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian